Familja e shëndoshë, shoqëria e shëndoshë

Të fillojmë prej çerdhes së familjes, ku ndizet dhe fiket shkëndija e dritës së jetës sonë d.m.th. ku lindim, jetojmë dhe ku vdesim. Do të fillojmë aty nga kanë filluar hapat e parë të jetës, aty ku fillon dhe përfundon rrethi i jetës sonë.
Ajo që është më parësore, së cilës t’i kushtohet tërë brengosja dhe kujdesi, nga familja, e cila krijon dhe edukon anëtarët e shoqërisë dhe të bashkësisë njerëzore. Në çerdhen shtëpi të dashurisë, ndërtohet një pjesë e madhe e fatit të kësaj bote.Prej familjeve të lumtura burojnë rrezet e lumturisë në mbarë shoqërinë njerëzore, kurse fatkeqësinë e familjeve jo të lumtura e përjeton tërë bashkësia. Prej familjes, pra, fillojnë themelet e shëndosha ose jo të shëndosha të tërë ndërtesës së shoqërisë njerëzore - gjegjësisht të bashkësisë njerëzore.
Jeta bashkëshortore është themel i familjes, kurse familja themel i bashkësisë njerëzore. Sa më shumë çifta të lumtur bashkëshortorë, aq më shumë familje të lumtura e të qeta dhe në bazë të kësaj më pak brengosje e probleme për vetë shoqërinë njerëzore. Askush më nuk e detyron individin prej familjes së tij, së cilësi ka borxh tërë dashurinë, brengosjen dhe përkujdesjen.
Dashuria dhe harmonia në martesë dhe në familje është kënaqësi e vërtetë. Kjo është “Xhenneti i kësaj bote”, aty fitohet Xhenneti i vërtetë i Ahiretit. Mosharmonia në martesë dhe në familje është “xhehennemi i kësaj bote”. Aty ku çdo anëtar i familjes i përmbush detyrat e tij familjare: burri (bashkëshorti) të vetat, fëmijët të vetat, aty mbretëron harmonia dhe lulëzon lumturia. Në ato familje ku dëgjohen grindje, sharje, fyerje etj. aty nuk ka fat as lumturi. Mosharmonia në familje rrjedh nga mungesa e vetëdijes për detyrimet dhe përgjegjësitë ndaj familjes. Shkalla e ulët e edukatës morale, alkooli dhe mosbesnikëria bashkëshortore, - janë shkaktarët më të shpeshtë për shuajtjen e vetëdijes familjare.
Megjithëse fatkeqësitë më të shumta familjare janë pasojë e përdorimit të alkoolit dhe numri më i madh i familjeve të dështuara janë të dhëna pas alkoolit. Në atë familje ku bashkëshorti është i dehur, i keq dhe jo i sjellshëm, dhe nuk kujdeset për shtëpinë, bashkëshorten, fëmijët, apo aty ku bashkëshortja orientohet tek veprime të ndaluara (haram) dhe lë anash shtëpinë , bashkëshortin e fëmijët, - krijohen të rinj arrogantë, aty ku janë të pranishme grindjet dhe rrahjet e përditshme, shohim “xhehennemin e vërtetë të kësaj bote”, në vuajtjet e të cilit fitohet xhehennemi i vertetë i Ahiretit.
Prandaj Islami u ka kushtuar kujdes të madh marrëdhënieve bashkëshortore dhe familjare. Në mënyrën më rigoroze ka urdhëruar respektimin e të drejtave dhe detyrave në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes. Në mënyrë më të drejtë janë të mbrojtura autoriteti dhe dinjiteti i çdo çifti bashkëshortor, që në mënyrë reciproke detyrohet të çmohet dhe të nderohet.
Pastërtia e jetës bashkëshortore është e pacenueshme dhe nuk ka asnjë arsye, asnjë shkak, i cili mund ta arsyetojë thyerjen e besnikërisë - besimit në jetën bashkëshortore. Jeta e përbashkët në bashkësi jashtë martesore është e dënueshme si thyerje e besnikërisë - besimit në jetën bashkëshortore. E kjo është kështu në interes të jetës së qetë dhe të lumtur të pasardhësve të pafajshëm, të cilët nuk lejohet që pa fije faji t’i përjetojnë gabimet e të tjerëve. Jeta bashkëshortore duhet të vendoset në themele sa më të shëndosha, të përforcuara me dashuri, me mirëkuptim dhe pëlqim të bashkëshortëve, dhe krejt kjo në interes të përbashkët të pasardhësve dhe ardhmërisë sëtyre të lumtur.
Detyrimet mes bashkëshortëve sot pak a shumë janë të njohura për të gjithë. Por, gjithnjë edhe sot, në atë drejtim, para së gjithash, më të rëndësishmet janë respektimi i përbashkët i vlerave të martesës, besnikëria në mes bashkëshortëve dhe nderi e dinjiteti në jetën e pastër e të moralshme, komponente këto që forcojnë bashkëjetesën dhe paqen në jetën bashkëshortore.
Bashkëshortit të kujdesshëm, i cili në radhë të parë, e ka dertin e familjes, ai është i udhëzuar nga Islami. Nëse bashkëshorti ndeshet me qëllim me këtë porosi të Islamit, ai me këtë krijon kushte për marrëdhënie jo të shëndosha në martesë dhe në familje.
Bashkëshorti është pararoja - roja dhe mbrojtësi i parë i familjes, andaj edhe më përgjegjësi për fatin e saj - “Më i miri mysliman është ai që është më i qeti, e më të mirët në mes jush janë ata që kanë marrëdhënie të mira ndaj bashkëshorteve të tyre”. Ka thënë Muhammedi s.a.v.s.
Ka shumë njerëz që gabojnë kur i nënçmojnë punët shtëpiake, edhe pse një fjalë popullore thotë: “shtëpia nuk qëndron në tokë, por në gruan“.
Shumica e bashkëshortëve, sjelljet arrogante, marrëdhëniet despotike ndaj bashkëshorteve të tyre nuk i konsiderojnë gjynah - mëkat, por aq më keq, si e drejtë e tyre. Kësisoj qëndrimi është që nga themeli gabim dhe primitiv. Veprimet e tilla janë gabime të pafalshme, ngase për rehatinë e mirë, fjalë të bukura dhe veprime të njerëzishme, askush nuk ka më shumë të drejtë se gruaja e ndershme. - “Të drejtat e gruas janë të shenjta. Prandaj, kini kujdes që ndaj grave të silleni në mënyrë sa më korrekte dhe njerëzore, sepse edhe ato bëjnë pjesë në të drejtat e saj të pranuara“. Kështu ka thënë Muhammedi s.a.v.s. Bashkëshortja e ndershme dhe fisnike, është pasuria më e madhe...” edhe më tej vazhdon Pejgamberi s.a.v.s., se bashkëshortja e tillë e çmon bashkëshortin e vet. E çmon punën, mundin dhe kujdesin e tij për familjen. Ajo ia ruan shtëpinë, kujdeset dhe i edukon fëmijët etij“. Bashkëshortja është mbikëqyrësedhe kujdestare në shtëpinë e burrit të saj dhe do të japë llogari për tufën e saj“. - Gjithashtu ka thënë Pejgamberi s.a.v.s. Sjellja pa përgjegjësi ndaj shtëpisë dhe fëmijëve, është mëkat i madh për gruan, sepse, siç e dimë, ky është obligimi kryesor i saj. Në bazë të kuptimit dhe kryerjes së kësaj detyre, çmohet vlera e gruas.
Sa bukur është shprehur përkëtë Pejgamberi s.a.v.s.: “Gjithësia dhe të gjitha gjërat në botë kanë vlerën e vet, por bashkëshortja e ndershme dhe e vetëdijshme e ka vlerën më të madhe “.
Se bashkëshortja e vetëdijshme dhe fisnike ka vlera të mëdha, shembulli më i mirë është i H.Fatimes r.a., bija e Muhammedit s.a.v.s. dhe bashkëshortja e H.Alisë r.a., që për ekzistencën e familjes bënte edhe punë fizike, siç tregon H.Ajshja r.a.: “Prej punës së rëndë, duart i çaheshin, por ajo mburrej me punën e saj e nuk i vinte turp. Në kohën tonë në mesin e motrave, bashkëshorteve dhe nënave tona ka të tilla që nuk e duan punën dhe aq më keq, kujdes shumë të vogël i kushtojnë bashkëshortit e shtëpisë dhe edukimit të fëmijëve. Të pafalshme janë sidomos veprimet papërgjegjësi prindërore të disa nënave, të cilat nuk i mbajnë në gji fëmijët e tyre, por që nga dita e parë i ushqejnë me qumësht artificial, për të ruajtur bukurinë fizike. Edhe dërgimi i fëmijëve nëpër kopshte fëmijësh apo lënia e fëmijës në duart e personit tjetër, pa ndonjë arsye të justifikueshme, dhe sidomos kur atyre u mungon eksperienca-përvoja në atë drejtim, është fatale për fëmijën, familjen dhe shoqërinë. Fëmija ka nevojë të domosdoshme për dashurinë prindërore, ajo e rrit, e frymëzon dhe e inkurajon atë.
Janë të domosdoshme, pra, ndihma - respekti reciprok në mes bashkëshortëve në të gjitha pikëpamjet, vetëdijësimi i plotë për përgjegjësinë e ardhmërisë dhe lumturisë së familjes. Ajo përgjegjësi është e përhershme dhe duhet të jetë e mbështetur në programin e fesë islame.
Për sjelljet - qëndrimet e vogëlushëve dhe të miturve, si dhe fatkeqësitë e shpeshta të të miturve, të cilët në mënyrë të pakontrolluar sillen andej-këndej, i akuzojnë prindërit. Për gjithë këtë shpeshherë hasim në faqet e shtypit të përditshëm, në të cilat për raste të tilla akuzohen prindërit.
H.Ajshja r.a. tregon se me një rast e ka pyetur Muhammedin s.a.v.s.: ”Ndaj kujt ka më së shumti obligime gruaja?” Ai i tha: “Ndaj bashkëshortit“, më pastaj prapë e pyeta: Ndaj kujt ka më së shumti obligime bashkëshorti? Ai më tha: “Ndaj nënës së tij“. Shumica dërrmuese prej nesh këtë hadith të Muhammedit s.a.v.s. do ta arsyetonim se: Sa më shumë që të angazhohet bashkëshorti për sigurimin e kushteve financiare të familjes, me se e obligon gruan, nënat lindin fëmijë dhe përjetojnë vuajtje të mëdha rreth edukimit të tyre, me se i obligojnë bijtë e tyre. Andaj sipas mundit dhe kontributit, pasojnë edhe meritat. Megjithatë, qëndrimi i Muhammedit s.a.v.s. me hadithin e lartpërmendur mund të marrë arsyetimin dhe sqarimin e tij të plotë edhe nga aspektet dhe fushat e tjera të familjes, pra edhe në familjen tonë bashkëkohore - moderne, ku edhe gruaja kontribuon me punën e saj në sigurimin e të ardhurave financiare, dhe ndoshta vetëm kështu në këtë mënyrë duhet ta pranojmë për arsye të shumta më shumë tek familjet moderne, sesa tek familjet patriarkale, por edhe në rastin kur do të ishte i vërtetë mendimi i ca sociologëve modernë, të cilët thonë se familja moderne gjithnjë e më shumë është duke iu afruar formës matriarkale, ku në familje dominon vullneti i bashkëshortes (“Burrat - bashkëshortët në familjet bashkëkohore, ngadalë, por me siguri janë duke humbur zotërimin - sundimin”). Këso familjesh kemi për çdo ditë e më shumë. Kjo dukuri në disa raste në vetvete nukështë e dëmshme, dhe varet prej vlerave individuale dhe nivelit të ngritjes familjare të secilës bashkëshorte. Nganjëherë kjo mund të jetë një shfaqje më shumë pozitive sesa negative, për shkak se bashkëshortja është, para së gjithash, amvise e vërtetë. A thua a mund të jetë negative, nëse një amvise e vërtetë e merr udhëheqjen dhe sundimin në familje nga burri pijanec dhe arrogant? Megjithëse ka raste të shpeshta kur bashkëshortet - e imponojnë vullnetin etyre edhe ndaj burrave – bashkëshortëve të ndershëm. Dhe m’u në ato familje, në të cilat sundon vullneti i grave - bashkëshorteve amvise, vjehrrave, në shumë raste është e nevojshme mbrojtja nga vetëdëshirat apo edhe nga terrori dhe zullumi i nuseve (rejave). Në këtë rast bashkëshorti e ka obligim që të marrë në mbrojtje nënën e tij të moshuar, sikurse është vazhdimisht i obliguar të punojë në rregullimin e marrëdhënieve të mira familjare.
Është e bukur dhe e lumtur jeta në çerdhen e dashurisë me kënaqësitë për ato që ka dhënë Zoti xh.sh., kjo është gjëja më e bukur në këtë botë. Këtë lloj jete mund ta turbullojë vetëm shejtani i mallkuar - duke e tërhequr bashkëshortin në alkool, bixhoz, prostitucion dhe në të gjitha punët tjera të këqija, kurse bashkëshorten të jepet pas modës së tepruar, mospërmbushjes së obligimeve fetare, bashkëshortit, familjes etj. Sjelljet e njërës dhe tjetrës palë, fillojnë të rrezikojnë jetën bashkëshortore, e më vonë vjen prishja e martesës dhe shkatërrimi i familjes. Lumturia ikën nga ajo familje dhe ia liron vendin fatkeqësisë. Zakonisht, atëherë, po me vonesë, vërehet dhe kuptohet fati familjar: ajo nuk qëndron në pasurinë, në luksozin, por në harmoninë familjare, në korrektësinë dhe në çerdhen e dashurisë familjare.



Përktheu nga boshnjakishtja Esat Rexha


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

"Disiplinë dhe rregull" - Visar ef. Koshi