Familja, trungu i shoqërisë


“O ju njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj l i cili ju ki'ijoi prej një njeriu, ndërsa prej tij krijoi basnkesronen e tij, kurse prej këtyre dyve krijoi shumë meshkuj e femra.” (Nisa, 1)

Jeta është e mbushur me ngjyrat nga më të ndryshmet, të cilat zbukurojnë këtë botë dhe i japin veçanti asaj. Kështu është edhe familja. Ajo është vendstreha e dashurisë, harmonisë, mirëkuptimit e dhembshurisë.
Zoti i gjithësisë krijoi njeriun në formën më të përsosur dhe atij i dha bashkëshorte dhe familje, në mënyrë që të mos ta ndjejë vetminë, si dhe të ketë mbështetje dhe përkrahje. Për këtë, Ai në Librin e Tij hyjnor thotë:
"O ju njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i cili ju krijoi prej një njeriu, ndërsa prej tij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre dyve krijoi shumë meshkuj e femra." (Nisa, 1)
Në Islam, familja konsiderohet si institucioni më i lartë i një shoqërie që e ka hyjnizuar dhe bekuar Zoti Fuqiplotë. Ajo është pikënisja e çdo edukimit, mësimi dhe angazhimi për jetën e kësaj bote. Njeriu në familje gjen rehatinë, ngushëllimin, përkrahjen, përkushtimin dhe gëzimin.
Çdo anëtar i saj luan një rol mjaftë të rëndësishëm në mirëqenien dhe funksionimin e mirëfilltë të saj. Kështu, secili prej nesh duhet të përkushtohet, në mënyrë që familja të jetë e kompletuar dhe në harmoni. Në një familje kur mbretëron fryma e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit, aty edhe fillon ndërtimi i një shoqërie të shëndosh. Në atë familje ku merret parasysh mendimi i gjithsecilit, aty frymon liria e të shprehurit dhe e mendimit. Në një familje ku të gjithë trajtohet të barabartë, qofshin vajza apo djem, aty mbaron diskriminimi gjinor. Në atë familje, ku babai dhe nëna janë model në sjellje dhe vepra, aty për fëmijët ndërtohet personaliteti i fortë dhe i suksesshëm. Me një fjalë, familja është celula e parë mbi të cilën ndërtohet gjithçka tjetër.
Sa më shumë që t'u përkushtohemi familjeve tona, aq më të mirë dhe më të shëndosh do ta kemi shoqërinë tonë. Sa më shumë të kujdesemi për mirëqenien e anëtarëve brenda saj, aq më të pastër do ta kemi shoqërinë tonë. Sa më mirë t'i edukoj më fëmijët tanë, aq më të suksesshme do ta kemi shoqërinë tonë. Sa më shumë të tregojmë tolerancë dhe mirëkuptim, aq më të çiltër dhe më të dashur do ta kemi shoqërinë tonë. Sa më shumë që do të japim dashuri, shumë më tepër do të marrim respekt dhe dhembshuri. Islami është ai që çdoherë na e rikujton rëndësinë e madhe që ka familja e shëndosh dhe e pastër, në mënyrë që të kemi një shoqëri me vlera të larta morale dhe njerëzore.
I Dërguari ynë, Muhamedi a.s. ishte shembulli i gjallë, i cili na mësoi se si të ndërtojmë familje me vlera. Ai ishte modeli më i mirë i cili na tregoi se si të sillemi me butësi, dhembshuri, dashuri e respekt ndaj secilit anëtarë në veçanti dhe çdo individi në përgjithësi. Ai na porositi, duke na thënë: "Më i miri prej jush është ai që është më i miri me familjen e tij."
Kështu pra, duhet ta dimë vlerën e familjes dhe ta kuptojmë se sa e rëndësishme është prezenca e saj në shoqërinë tonë. Ne mund t'i japim shumë shoqërisë sonë, duke investuar dhe forcuar familjen tonë. Andaj, kontribuo edhe ti për një shoqëri me vlera, duke u bërë shembull, fillimisht në familjen tënde.



Bardha Kqiku - Luma


Artikulli i kaluar
Ruajtja e lidhjeve familjare
Artikulli radhës
Pengesat martesore (1)