Të drejtat shoqërore të gruas


Islami i dha gruas të drejta shoqërore të papara deri atëherë. Islami për të konfirmoi se kur të arrijë në pubertet dhe te ajo të shihen shenjat e pjekurisë dhe sjelljeve të shëndosha, pushojnë kompetencat e kujdestarit apo të autorizuarit mbi të, pa marrë parasysh a është babai apo dikush tjetër. Për atë, ajo gëzon të drejtën e manevrimit të plotë në çështjet e saja pronësore dhe personale.

Ahmed Ibrahimi në Librin "Dispozitat e sheriatit përkitazi me të drejtën civile"(1), thotë: "Vajza kur të arrijë vitet e pjekurisë, pa marrë parasysh se a është beqare apo e vejë dhe nuk jemi të sigurt në veten e saj, babai i saj apo dikush tjetër që e zëvendëson prej kujdestarëve, të afërmve që e kanë të ndaluar të martohen me të dhe të besueshmit që përkujdesen për të, e kanë obligim ta ruajnë tek ata edhe përkundër dëshirës së saj. Ndërkaq, nëse është beqare apo e vejë, ka hyrë në moshë dhe është e aftë dhe e ndershme, e sigurt në veten e vet, asnjë prej kujdestarëve të saj nuk ka të drejtë ta detyrojë të qëndrojë tek ai.”(2)
Po ashtu, Islami asaj ia njohu të drejtën e pranimit dhe refuzimit të atij i cili e kërkon atë të fejohet.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Kujdestari pranë vajzës nuk ka asnjë kompetencë." (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)
Po ashtu thotë: "Gruaja e vejë është më kompetente për veten sesa kujdestari i saj, beqares i kërkohet leje për fejesë, e leja e saj është heshtja.”(3)
Është Hansa Binti Xhudham, të cilën babai i saj e martoi pa dëshirën e saj. Kjo ishte e vejë, shkoi te Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe ai e anuloi martesën e saj. (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)
Bile ajo ka të drejtë që personalisht të marrë pjesë në lidhjen e kurorës. Në dispozitat e sheriatit thuhet: "Për zbatimin e kurorës, kushtëzohet që çdonjëri prej bashkëshortëve të jetë i lirë, në moshën madhore dhe mentalisht i shëndoshë kur e vënë kurorën të dy apo me të autorizuarit, apo njëri prej tyre me të autorizuarin e tjetrit të jenë të pranishëm.”(4)
Islami e çliroi gruan dhe ia dha të drejtën që së bashkë me burrin të cilin e zgjedh, të ndërtojë familje të lumtur të cilën e rrethon dashuria dhe vazhdimësinë e së cilës e mbron mëshira dhe çdonjëri prej tyre në të gjen qetësi dhe prehje.
All-llahu i Lartësuar thotë: "Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri e mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë." (Er-Rum: 21)
Kjo nënkupton se duhet bërë realizimi i të gjitha të drejtave në mes bashkëshortëve në suaza të dashurisë, dhe nëse dobësohet dashuria do të mbesin të drejtat e mbrojtura, si p.sh.: përkujdesi, butësia, mëshira, lindja (e fëmijëve), besimi dhe mendimi i mirë, bashkëpunimi në punë dhe preokupime, zbukurimi, kënaqja seksuale, relaksimi, xhelozia, ndarja me të mirë.

E drejta e mbikëqyrjes ia obligon çdonjërit prej bashkëshorëve d detyra mjaftë të rëndësishme:

- Burri ngarkohet me përgjegjësinë e mirëmbajtjes dhe furnizimit.
- Gruaja e ka obligim përkujdesjen ndaj fëmijëve dhe edukimin e tyre si dhe planifikimin e punëve të shtëpisë

E drejta e butësisë u takon të dy bashkëshortëve

All-llahu i Lartësuar thotë: " ... Çoni jetë të mirë me to ... " (En-Nisa: 19)
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Më i miri prej jush është më i miri për familjen e vet, e unë jam më i miri prej jush për familjen time." (Transmeton Ibën Maxhe)

E drejta e mëshirës është për të dy bashkëshortorët

All-llahu i Lartësuar thotë: " ... Çoni jetë të mirë me to. Nëse i urreni ato, bëni durim, pse ndodh që All-llahu të japë shumë të mira në një send që ju e urreni ... " (EnNisa: 19)
Pejgamberi, sal-lall-llahu al ej hi ve sel-lem, thotë: "Nuk e braktis besimtari besimtaren nëse e urren prej saj një cilësi dhe ia pëlqen një tjetër." (Transmeton Muslimi)

E drejta e lënies së trashëgimtarëve është për të dy bashkëshortorët

All-llahu i Lartësuar thotë: "All-llahu krijoi për ju bashkëshorte nga vetë lloji juaj, e prej bashkëshortëve tuaja - fëmijë e nipa dhe ju furnizoi me (ushqime) të mira ... " (En-Nahl: 72)

E drejta e besnikërisë dhe mendimit të mirë u takon të dy bashkëshortëve

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Ka xhelozi që e don All-llahu dhe xhelozi që e urren All-llahu. Xhelozia që e don All-llahu është xhelozia në dyshim, ndërkaq xhelozia që e urren All-llahu është xhelozia që nuk është në gjëra të dyshimta." (Transmeton Ebu Davudi)

E drejta e pjesëmarrjes së përbashkët të tyre në preokupime dhe çështjet e përgjithshme dhe të veçanta, u takon të dy bashkëshortëve

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i inkuadroi gratë e veta në shumë çështje të tij dhe çështje të thirrjes, duke filluar prej zbritjes së të vërtetës në zemrën e tij në shpellën Hira dhe fjalëve të tij drejtuar Hadixhes: "U frikësova për veten time ... , e deri në ditën e fundit të jetës së tij të bekuar kur i tha Aishes: Ma thirr Ebu Bekrin, babain dhe vëllain tënd ashtu që të shkruaj një porosi, sepse frikohem që mos t'i ngjallen dikujt orekset dhe të thotë dikush: Unë jam më meritor, e All-llahu dhe besimtarët nuk pranojnë tjetër pos Ebu Bekrit..." (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)

E drejta e zbukurimit është e të dy bashkëshortorëve

Sa i përket gruas, ajo nga vetë natyra e saj e do zbukurimin. All-llahu i Lartësuar thotë: "A, atë që pritet me stoli, e në dialog është i paqartë (ia përshkruajnë Zotit)?" (Ez-Zuhruf: 18), po ashtu edhe Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Gruaja më e mirë është ajo që kur e sheh të gëzon." (Transmeton Taberaniu)
Kur e pa Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, formën e parregulluar trupore të Haule Binti Hakimit, e pyeti Aishen, e ajo tha: Ajo është grua e cila nuk ka burrë, (burri i saj) ditën agjëron e natën falet, ajo pra nuk ka burrë, për atë e ka braktisur veten dhe e ka humbur. Atë e takoi Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe i tha: "O Othman, a nuk më ke mua shembull? Ti natën falesh e ditën agjëron, por ti ke obligime ndaj familjes, dhe po ashtu ke edhe obligime ndaj trupit tënd për atë, fal namaz, por edhe flej, agjëro, por edhe ha. Pastaj te ata erdhi gruaja në fjalë e parfumosur sikur të jetë nuse." (Transmeton Taberaniu)
Transmetohet prej Xhabir Ibën Abdull-llahut se Aliu, radijall-llahu anhu, erdhi prej Jemeni dhe e gjeti Fatimen, radijall-llahu anha, të dalur nga Ihrami, kishte veshur rroba me ngjyra dhe i kishte ngjyrosur sytë. Aliu ia injoroi asaj këtë veprim, por ajo i tha: Baba im im më urdhëroi ta bëjë këtë. (Transmeton Muslimi)
Transmetohet prej Subejes, radijall-llahu anha, se kur e kaloi periudhën e papastërtisë pas lindjes, u zbukurua për ata që e kërkonin për fejesë. (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)
Ndërkaq sa i përket burrit, qëndrimin e tij e rrumbullakësoi, Ibën Abbasi i cili tha: "Unë dëshiroj të zbukurohem për të, ashtu siç kam dëshirë që edhe ajo të zbukurohet për mua."

E drejta e kontaktit dhe kënaqjes seksuale u takon të dy bashkëshortëve

All-llahu i Lartësuar thotë: "Gratë tuaja janë vendmbjellje e juaj, afrohuni vendbmjelljes suaj si të dëshironi..." (El-Bekare: 223)
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lern, ka thënë: "Edhe kur e kënaq epshin dikush prej jush (me hallall) ka sadaka, thanë: O Pejgamber i All-llahut, a edhe kur e kënaq ndonjë prej nesh epshin e vet, shpërblehet për këtë? Tha: Çka mendoni, sikur këtë ta kishte bërë në haram a do të kishte mëkat? Thanë: Gjithsesi po. Tha: Po ashtu edhe nëse këtë e bën me hallall do të ketë për të shpërblim." (Transmeton Muslimi)

E drejta e zbavitjes është për të dy bashkëshortët

Transmetohet prej Aishes, radijall-llahu anha, e cila thotë: "Ishte ditë feste kur luanin robëreshat e zeza me mburoja dhe shtiza. Pejgamberi tha: A don të shikosh? I thashë: Po. Më ngriti mua pas tij, faqja ime ishte mbi faqen e tij e ai thoshte: Vazhdoni - mbahuni o Beni Erfide. " (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)

E drejta e xhelozisë u takon të dy bashkëshortëve

Shembulli i xhelozisë së lavdëruar është në rastet e dyshimta, kurse i xhelozisë së përbuzur është xhelozia në raste jo të dyshimta, xhelozia e tepruar, xhelozia e gruas ndaj bashkëshortes së mëparshme apo xhelozia e saj ndaj ortakes.

E drejta e ndarjes

Nëse e godet familjen ndonjë e padëshiruar, atëherë burri dhe gruaja janë përgjegjës për normalizimin e saj me pajtimin dhe konsultimin e përbashkët. All-llahu i Lartësuar thotë: "... E nëse pas një konsultimi dhe pëlqimi (prindërit) shfaqin dëshirën për ndërprerjen (më herët) e gjirit, nuk është ndonjë mëkat për ta ... " (El-Bekare: 233)
Edhe gruaja ka të drejtë të ndahet prej burrit nëse nuk e don. Transmetohet prej Ibën Abbasit i cili thotë: "Erdhi te Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, gruaja e Thabit Ibën Kajsit dhe i tha: Nuk ia përbuzi Thabitit fenë e as moralin, por unë frikohem prej mosbesimit. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lern, tha: A do t'ia kthesh kopshtin e vet? Tha: Po. Kështu ia ktheu atij kopshtin dhe Pejgamberi e urdhëroi dhe u nda prej saj." (Transmeton Buhariu)
Bile prej Berires Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kërkoi që ta kthej burrin e saj (Mugithin), e ajo i tha: "O Pejgamber i All-llahut, a më urdhëron? Tha: Unë vetëm ndërmjetësoj. Tha: Unë nuk kam nevojë për të." (Transmeton Buhariu)

Pjesëmarrja e sa në ibadetet kloekitve

Gruaja mori pjesë në ibadetet kolektive. Mori pjesë me Pejgamberin e All-llahut në namazin e sabahut,(5) po ashtu e shoqëroi atë në namazin e zënies së hënës,(6) namazin e xhenazes.(7) në i'tikaf,(8) haxhxh, po ashtu Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-Iem, ua tërhiqte vërejtjen muslimanëve që mos t'i pengojnë gratë prej xhamive.(9)

Pjesëmarrja e saj në solemnitete

Gruaja mori pjesë në solemnitetet e martesës. Transmetohet prej Sehlit i cili thotë: Kur u martua Ebu Usejd Es-Saidiu e thirri Pejgamberin dhe shokët e tij, atyre nuk u përgatiti ushqim e as që ua afroi dikush tjetër përpos gruas së tij Ummu Usejd,(10) po ashtu mori pjesë në solemnitetet festive.(11) mori pjesë në vështrimin e lojërave,(12) si dhe në të gjitha llojet e aktivitetit shoqëror të cilin e realizonin burrat, dhe u dallua prej tyre me punën e saj si motër medicinale. Ummu El-Ala një prej sahabijateve (femra) e mjekoi Othman Ibën Madhunin derisa vdiq.(13)


________________________
1. "Çka për gruan", Dr. Nuredin Atër, fq. 167, po kështu pohon edhe Imam Hasan EI-Benna në traktati n e tij: "Obligimet e gruas muslimane", fq. 25.
2. Fq. 158.
3. "Islami dhe çështjet e gruas bashkëkohore", EI-Behij El-Hauli, fq. 34
4. Transmetojnë të të gjashtit përveç Buhariut.
5. "Dispozitat e Sheriatit", Ahmed Ibrahim prej librit: "Islami dhe çështjet e gruas bashkëkohore", fq. 35.
6. Buhariu.
7. Buhariu,
8. Muslimi.
9. Buhariu.
10. Buhariu,
11. Buhariu dhe Muslimi
12. Buhariu dhe Muslimi
13. Buhariu



Shkoqitur nga libri "Gruaja në karvanin e thirrjes", Mustafa Tahhan