Luan mes gomarëve dhe gomar mes luanëve


Një tufë luanësh iu vunë në ndjekje një gomari dhe pas një stërmundimi arritën ta mbërthejnë.

Njëri nga luanët tha:”Mos e vrisni se na duhet!”

Kështu, e adaptuan dhe e edukuan që tu shërbejë interesave të tyre. Në fund, e dërguan tek tufa e gomarëve si udhëheqësin e tyre, me mbështetjen e luanëve.

Të gjithë gomarët e pranuan dhe i thurrën lëvdata të mëdha. Çdo gomar që i dilte kundër dhe i bënte opozitë, arrestohej dhe vihej në një kafaz deri në vizitën e ardhshme të luanëve, të cilët e shqyenin në gostinë e shtruar me këtë rast.

Në këtë mënyrë, luanët ranë rehat dhe nuk kishin nevojë të rendin me vrap për gjah. Sakaq, lideri i gomarëve, nuk ishte më shumë sesa një luan mes gomarëve dhe një gomar mes luanëve.



Elmaz Fida