Tregim i dobishëm: A mos vallë i mori Hoxha 1000 franga


Në një tubim, ku mori pjesë edhe Hoxha i fshatit, ndodhi diçka e pazakontë
Nikoqirët kishin haruar mbi tavolinën afër së cilës ishte ulur Hoxha i fshatit, një kartëmonedhë prej “1000 frangave”. Pasi përfundon tubimi Hoxha bashkë me të pranishmit përshëndeten me nikoqirin e shtëpisë dhe shkojnë në shtëpi të tyre.
Burri i shtëpisë, kërkon kartëmonedhën por nuk e gjen dot. Kaloi një kohë e gjatë duke diskutuar me shoqën e vet, ta pyesim ose jo Hoxhën e fshatit nëse ai i ka parë ato, pasi ishte ulur afër tavolinës ku ishin paratë.
Herë thoshin do e pyesim, e hërë tjera ju vinte turp, pasi nuk besonin që Hoxha ti ketë marrë ato edhe pse një zë i brendëshëm ju thoshe: “A mos vallë i mori Hoxha 1000 frangat mbi tavolinë”.
Duke diskutuar burrë e grua, nëse do e pyesim Hoxhën ose jo, kaloi koha dhe u bë rafsh një vit. Pas një viti morën guximin shkuan dhe trokitën në derën e Hoxhës. Ai i mirëpriti dhe burri me mirësjellje duke kërkuar falje e pyeti për “1000 frangat” e humbura, nëse i kishte parë mbi tavolinë, natën kur kishte qenë musafir në shtëpinë e tyre.
Pasi e dëgjoi burrin me vëmendje, Hoxha i fshatit filloi të qaj! Burri u ndie keq pasi ai nuk kishe dëshirë që ta ofendonte dhe i tha që nuk po dyshon tek ai. Por Hoxha e ndërpreu dhe ia ktheu: “Po, unë i pash “1000 franga” mbi tavolinë. I mora ato me qëllim që të sigurohesha se nuk do humbnin dhe i vendosa brenda Kuranit që ishte aty afër. Mendova se kur do lexosh diçka nga Kurani, do i gejsh ato!”



E huazuar ...