Tregim: Lopës i ngeci koka në një qyp


Tregohet se një lope i ngeci koka në një qyp të madh dhe nuk po e nxirrte dot.
Fshatarët u mblodhën rreth saj për t’ia hequr qypin, pa e dëmtuar lopën dhe pa e thyer qypin, por nuk mundën.
Të mbetur në udhëkryq, iu drejtuan të përzgjedhurit të tyre si i pari i fshatit, që tu sugjerojë një zgjidhje.
I përzgjedhuri, pasi u mendua dhe u mbush me frymë, u tha:”Ia prisni kokën lopës!”
Ashtu bënë dhe lopës iu pre koka.
Vajtën sërish tek i përzgjedhuri i fshatit dhe i thanë: ”Ia premë kokën, por ajo vazhdon të mbetet sërish brenda qypit. Çfarë të bëjmë tani?”
I përzgjedhuri, pasi u mendua gjatë, u tha: ”Thyjeni qypin!”
Kështu, fshatarët e thyen dhe qypin dhe më në fund, koka e lopës ishte jashtë tij dhe të gjithë morën frymë lirshëm.
Nga ana e tij, i përzgjedhuri vajti dhe u ul veçmas, ku ndezi cigaren dhe ngriti kokën drejt qiellit.
Banorët e rrethuan dhe i thanë:”Mos u mërzit o i përzgjedhuri ynë, hallall e paç lopën me gjithë qyp!”
Ai u përgjigj:”Jo jo, nuk është kjo që më shqetëson aktualisht. Ajo çfarë më shqetëson është se kur të vdes unë, si do ti zgjidhni hallet e problemet e fshatit!”

Morali: “Kur çështja (fati i njerëzve) të lihet në dorë të atij, i cili nuk është i aftë për të, prite Kijametin.” Muhamedi a.s



Përshtati Elmaz Fida