Tregim këshillues: Lexo libra, në to është një thesar i madh


Një mik imi më tregoi diçka mjaft interesante:

Gjyshi i tij kishte pasur një bibliotekë të madhe në shtëpi. Ai gjithmonë i thoshte atij:

"Bir, lexo libra, në to është një thesar i madh".
Sidoqoftë, për vite me radhë askush nuk i lexoi librat dhe pas vdekjes gjyshit të tij, ai vendosi t'i dhuronte.
Megjithatë, duke i marr nga rafti, nga një libër ranë 100 euro.
Ai shpejtë gjeti nga 100 deri në 200 euro në secilin libër, gjë që mblodhi shumën e mbi 10.000 eurove.
Ai hoqi dorë nga dhurimi i tyre dhe filloi t'i lexonte.
“Do të doja të kisha filluar t'i lexoja më herët. Paratë që gjeta nuk janë asgjë në krahasim me njohuritë që kam marrë", më tha miku im.