Aktualitete

Edhe në edicionin e sivjetmë të përzgjedhjes së personaliteteve myslimane më me ndikim,

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef.Sahiti, priti në takim znj. Marta Gazideda kordinatore e UNDP-së, me të cilën diskutoi për projektet e programit “Trashëgimia Kulturore si nxitëse e dialogut ndërmjet komuniteteve dhe kohezionit social”.

Me ftesë të Komiteti Shqiptar të Helsinkit (KShH), kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, po merr pjesë në Konferencën rajonale “Rimendimi i Tolerancës Fetare midis Partnerëve të Ballkanit Perëndimor”.

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, mori pjesë në manifestimin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc për nder të ditëlindjes së Pejgamberit Muhamedit a.s., i cili u mbajt të hënën më 18 tetor, në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc.

Për nder të Mevludit, datës 12 Rebiul – Evel, që kremtohet si ditëlindja e Pejgamberit a.s., Këshilli i Bashkësisë Islame të Prishtinës, ka mbajtur manifestim fetar kushtuar kësaj ngjarje. Ky manifestim, ashtu siç e do rendi, filloi me leximin e ajeteve nga Kurani fisnik.

Kam nderin e privilegjin e madh që në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, në emër të institucioneve të saja dhe në emrin tim personal në këtë natë të bekuar të përvjetorit të lindjes së hasreti Muhamed Mustafasë, Pejgamberit të njerëzimit

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë Turke për Zhvillim TIKA, sot kanë nënshkruar marrëveshjen për fillimin e punimeve të restaurimit të Xhamisë së Çarshisë në Prishtinë

Në Edirne të Turqisë u hap “Java e Xhamive dhe Shërbyesve Fetarë”, e organizuar nga Presidenca për Çështjet Fetare të Republikës së Turqisë.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës sot ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme me rastin e kalimit në botën tjetër të ish kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, dr.Rexhep ef. Bojës.

Kryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka dërguar një letër ngushëllimi familjes Boja me rastin e kalimit në ahiret të udhëheqësit, drejtuesit, pedagogut e ambasadorit tonë të shquar, Dr.Rexhep Bojës.

Njoftojmë kolegët, miqtë dhe opinionin e gjerë se para pak çastesh në Prishtinë, në moshën 75 vjeçare ndërroi jetë ish- myftiu i Kosovës, Dr. Rexhep Boja.

Me organizim të Shoqatës Humanitare Bamirëse "Bereqeti", koordinatorët e kësaj shoqate po marrin pjesë në një seminar në Konja të Turqisë.

Me dhimbje e pikëllim mora lajmin për tragjedinë e mbrëmshme në spitalin e moduluar për Covid-19 në Tetovë, ku nga shpërthimi i zjarrit pësuan tragjikisht dhe humbën jetën pacientë e personel mjekësor.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë, mbajti sot mbledhjen e radhës, të cilën e hapi dhe e kryesoi kryetari, Dr. Valon ef. Myrta,

Kronikë e huazuar nga Tv SyriVision

Me rastin e Hixhretit- Vitit të Ri, Hixhri në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, institucioneve të saj dhe në emrin tim personal t’ju uroj e ta lut Zotin për mbarësinë, shëndetin, respektin e lumturinë tuaj.

Gjatë qëndrimit në Egjipt, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, takoi ministrin sudanez të Çështjeve Fetare dhe Vakëfeve, prof. dr. Nasiruddin al Mufrih-un.

Gjatë qëndrimit në Kajro, Myftiu i Kosovës Naim ef. Tërnava takoi ministrin algjerian për Çështje Fetare dhe Vakëfeve, prof.dr. Yusuf Belmahdi.

Drejtoria për Diasporë në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës organizoi takim me mërgatën tonë në ambientet e medresesë së mesme “Alauddin” në Prishtinë.

Me ftesë të myftiut të Egjiptit, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, po merr pjesë në konferencën e organizuar nga Myftinia e Egjiptit dhe sekretariati i përgjithshëm i myftinive dhe institucioneve të fetvasë në botë me temë “Institucionet e fetvas në kohën digjitale-sfidat e zhvillimit dhe mekanizmat e bashkëpunimit” e cila po mbahet në Kajro.

Video

Kumtesa e Dr. Valon Myrta në Dëgjesën - Konfigurimi i zbatimit të Islamit për një shoqëri në ndryshim

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!