Mbrëmë, pas namazit të jacisë në Xhaminë e Qylit, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë organizoi program fetar me rastin e përkujtimit të Natës së Israsë dhe Miraxhit.
Programi filloi me leximin e një pjese të Kur’anit nga hafizi i ri Musab Hoxha.
Më pas të pranishmit i përshëndeti Kryetari i KBI në Gjakovë, Dr. Valon ef. Myrta, dhe i uroi me rastin e përkujtimit të kësaj ngjarjeje të shënuar në jetën e Pejgamberit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të.
Në fjalën e tij kryetari Myrta potencoi rëndësinë e kujtimit të kësaj ngjarjeje dhe mësimet që duhet të marr secili besimtarë prej saj.
Ligjeratën e kësaj mbrëmje e mbajti Arsim ef. Morina përmes së cilës shpjegoi udhëtimin e Pejgamberit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, në këtë natë, për vlerën, rëndësinë dhe porosinë e udhëtimit, nga i cili çdo besimtarë në çdo kohë mund të nxjerrë mësim.
Programin e begatuan me Ilahi Kryeimami Visar ef. Koshi, hfz. Safet ef. Hoxha.
Në mbyllje të programit imami veteran Jusuf ef. Elezi bëri një dua, bashkë me besimtarët e pranishëm.