Tregimi interesant: Çelësi i fitimit të zemrave!


Tregohet për një plakë të mirë e lavdëronte njërin nga djemtë e vet shumë. Ajo ishte e kënaqur dhe e lumtur sa herë që ai e vizitonte ose bisedonte me të.

Edhe pse djemtë dhe vajzat e saj silleshin mirë me të, zemra e saj ishte e lidhur veçanërisht me këtë djalë.

Një ditë dikush e pyeti se si ka mundësi që nëna me ty kënaqet më shumë.

Ai u përgjigj: “Problemi është se vëllezërit dhe motrat nuk e kuptojnë natyrën e nënës sime, ata bëhen shumë të lodhshëm dhe ajo nuk mund t’i kuptoj në disa raste, ndërsa unë ia kam zbuluar natyrën e nënës dhe po të tregoj sekretin. Nëna ime është si çdo e moshura tjetër, asaj i pëlqen të bisedoj përë çështjet e grave, p.sh. kush u martua, si janë të afërmit, sa djem ka filani, si e ka emrin djali, e kështu me radhë, ajo interesohet për gjithë fisin dhe flet gjatë gjithë kohës për ata. Unë e konsideroj këtë si diçka të kotë, mirëpo asaj i pëlqen të bisedoj për këtë. Ajo ndjen se informatat që i ndan me mua janë të çmuara dhe nuk mund të gjenden në asnjë libër. Ajo mendon se po më jep informata unike dhe është e kënaqur të veproj ashtu. Sa herë ulem me atë në tavolinë unë i nxis bisedat e tilla dhe si rezultat ajo bëhet e entuziazmuar dhe vazhdon të flas pa mbarim. Vëllezërit e mi shpshherë bisedojnë me nënën time për temat që ajo nuk i kupton dhe që janë jashtë realitetit të saj. Ajo është e lumtur që i ka ata pranë, por nuk ndihet komod me ata, kështu që asaj i pëlqen shoqëria ime ... kjo është e vetmja arsye.”

Vëlla e motër, të bëhemi të zgjuar dhe të mundohemi ta kuptojmë natyrën e atij që bisedojmë, çka i pëlqen dhe çka nuk i pëlqen, e me këtë të arrijmë t’ia përfitojmë zemrën e tij.



E huazuar ...


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Në Gjakovë u bë përurimi i dorëshkrimit “Sahihu i Buhariut” – kopja e Juninit (Video)