Myftiu Tërnava takoi ambasadorin e Arabisë Saudite, Faisal Ghazi Ismail

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef.Tërnava, është pritur në Tiranë nga ambasadori i Arabisë Saudite, Faisal Ghazi Ismail Hifzi.

Në këtë takim, ambasadori saudit falënderoi Myftiun Tërnava për bashkëpunimin shumë të mirë të deritanishëm dhe çmoi kontributin e Myftiut Tërnava për organizimin e BIK-ut dhe jetës fetare në përgjithësi.

Ai vlerësoi se institucionet e BIK-ut kanë treguar praktikisht se si respektohen të drejtat e komuniteteve fetare duke promovuar dialog, bashkëjetesë ndërfetare si dhe harmoni mbarëkombëtare.

Ambasadori saudit premtoi se do të përkrah vazhdimisht BIK-un në projekte të cilat janë në interes të vetë qytetarëve të Kosovës.

Nga ana e tij, Myftiu Tërnava, falënderoi ambasadorin e Arabisë Saudite, Faisal Ghazi Ismail Hifzi për mirëpritjen dhe vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë mes dy institucioneve dhe po ashtu çmoi kontributin dhe ndihmën që ka dhënë mbretëria e Arabisë Saudite si popull dhe qeveri për Kosovën si para, gjatë dhe pas luftës.

Të dy palët u dakorduan se do të intensifikohen veprimet dhe bashkëpunimi në fushat e përhapjes së Islamit mesatar, moderimit dhe tolerancës që na nxit në to feja islame.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Rikthimi te rrënjët, vakëfi dhe historia që u ringjall në konferencë