Arabia Saudite do të lejojë rreth 2 milionë besimtarë të kryejnë umren çdo muaj


Arabia Saudite njoftoi se duke filluar nga e hëna, aplikimet për besimtarët muslimanë që dëshirojnë të kryejnë Umren nga jashtë do të lejohen dhe se dy milionë kërkesa do të pranohen çdo muaj, transmeton Anadolu Agency.

Agjencia saudite e lajmeve SPA citoi zëvendësministrin e Haxhit dhe Umres, Abdulfattah bin Sulaiman Mashat, i cili ka thënë se ministria e tij “ka punuar në koordinim me autoritetet e tjera të interesuara para fillimit të sezonit të Umres 2021/2022, për të zhvilluar mekanizma ekzekutivë dhe krijuar një mjedis të sigurt dhe të arritshëm për performuesit e Umres përgjatë udhëtimit të tyre për të arritur sigurinë dhe shëndetin e njerëzve”.

Mashat ka thënë se duke respektuar masat epidemiologjike, 60 mijë besimtarë do të pranohen në tetë periudha të ndarja, ndërsa ky numër do të shkojë deri në dy milionë në muaj.

Aplikimet do të bëhen përmes një sistemi të integruar shërbimesh dhe masash parandaluese.

Mashat ka deklaruar se ministria po punon “për të përcaktuar vendet nga vijnë të interesuarit dhe numrin e tyre në baza periodike sipas klasifikimit të masave parandaluese, si dhe kërkesat për vendet nga të cilat besimtarët për kryerjen e Umres”.

Ndryshe, Umreja u pezullua në shkurt të vitit 2020 për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Për shkak të pandemisë, Umreja ishte e kufizuar vetëm për sauditët dhe banorët e huaj që jetojnë në Arabinë Saudite, të cilët u lejuan të kryenin ritualin në Xhaminë e Madhe me 30 për qind kapacitet ose 6.000 njerëz në ditë.