Në kuadër të shpërndarjeve të ndihmave dhe pakove ushqimore që po bënë Shoqata Humanitare Bereqeti e cila operon në kuadër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës gjatë këtij muaji të bekuar të Ramazanit, dega në Hani të Elezit ka shpërndarë 200 pako ushqimore për familjet skamnore në mënyrë që sadopak t’ua lehtësoj jetën e tyre gjatë këtij muaji të bekuar.
Në shpërndarje të tyre ishte kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Hanit të Elezit, Musa Vila i cili e falënderoi Kryesinë e BIRK-ut për këto ndihma si dhe donatorin. Vlen të theksohet se gjatë këtij muaji Bereqeti ka ndihmuar 5000 familje të varfëra dhe skamnore me nga 5000 pako ushqimore. Kjo ndihmë janë donacion nga Drejtoria e Vakfëve të Republikës së Turqisë./bislame
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1527151067.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1527151078.jpg[/img]