Lajme nga Bota

Dr. Muhammad Raza, me prejardhje afgane dhe i lindur në një kamp refugjatësh në Pakistan, është shpallur Mjeku i Përgjithshëm i Vitit 2025 në shtetin e Viktorias, Australi.

Qendra Myslimane në Chicago ka organizuar një aktivitet me dyer të hapura, duke mirëpritur banorë të besimeve të ndryshme për t'u njohur nga afër me Islamin, praktikat fetare dhe jetën e komunitetit mysliman. Përmes kësaj nisme synohet të luftohen paragjykimet, të kapërcehen dallimet kulturore dhe të forcohen marrëdhëniet mes myslimanëve dhe fqinjëve të tyre.

Një shekull më parë, më 27 tetor 1926, në Xhaminë e Madhe në Mekë u shënua një ndryshim i rëndësishëm në organizimin e faljeve. Me vendim të mbretit Abdulaziz, përfunduan faljet e ndara sipas katër medhhebeve islame dhe u vendos që besimtarët të faleshin së bashku, nën udhëheqjen e një imami për secilin namaz.

Demokratja Nabeela Syed, 27 vjeçe, ka fituar një vend në Senatin e shtetit të Illinoisit (SHBA), duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e saj politike.

Zgjedhjet e 3 nëntorit në Shtetet e Bashkuara sollën fitore të rëndësishme për kandidatët myslimanë, të cilët siguruan mandate në Kongresin amerikan, në legjislaturat shtetërore dhe në institucionet lokale

Demokrati Abdul El-Sayed ka fituar garën për një vend në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke mposhtur kandidatin republikan Mike Rogers në zgjedhjet e mbajtura më 3 nëntor në shtetin e Michiganit

Shtetasi gjerman Andreas Lemke, i cili përqafoi fenë islame dhe mori emrin Umar, ka nisur një udhëtim të jashtëzakonshëm në këmbë nga Berlini drejt Mekës për të kryer Haxhin

Tre mjekë myslimanë janë përfshirë në Listën e Nderit Multikulturor të shtetit të Viktorias në Australi për vitin 2026, në vlerësim të punës dhe angazhimit të tyre në shërbim të komunitetit.

Një gjest bamirësie në qytetin Gerede të provincës Bolu në Turqi ka tërhequr vëmendjen e mediave vendase. Një 82-vjeçar ka dhuruar makinën e tij, të cilën e kishte zotëruar për 44 vjet, në mënyrë që ajo të shitej dhe të ardhurat të përdoreshin për ndërtimin e një xhamie.

27-vjeçari Ebro Ahmed është vlerësuar për ndërhyrjen e tij të guximshme, pasi ndaloi një autobus shkollor që po lëvizte pa kontroll, me 19 nxënës në bord, në momentin kur shoferi pësoi një urgjencë shëndetësore.

Video

“Origjina e numrave” – arti, matematika dhe shpirtërorja në një ekspozitë

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!