Aktualitete
Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava po merr pjesë në Konferencën dhe Panairin Ndërkombëtar të Haxhit në Xhide, ku janë mbledhur përfaqësues nga më shumë se 150 vende të botës.
Drejtori i Diasporës në Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, mori pjesë në manifestimin e organizuar nga Shoqata Kulturore Shqiptare në Oensingen të Zvicrës, me rastin e mbledhjes së mjeteve financiare për blerjen e xhamisë së re.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, po merr pjesë në punimet e Konferencës dhe Panairit Ndërkombëtar të Haxhit, e cila ka nisur punimet e saj në qytetin e Xhides në Mbretërinë e Arabisë Saudite.
Me një ceremoni solemne dhe në praninë e një numri të madh besimtarësh, sot, në Dumnicë të Podujevës, u përurua Xhamia "Shaban Ismail Stublla".
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, z. Hacı Ali Özel, së bashku me të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Turqisë në Kosovë, z. Mustafa Babür Hızlan, dhe në shoqërim të përfaqësuesit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, hafëz Mustafë ef. Dallkut, vizitoi sot Kompleksin në ndërtim të Xhamisë Qendrore në Prishtinë.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim drejtorin e Shtëpisë Botuese "Logos-A" nga Shkupi, dr. Adnan Ismailin.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim kurtuazie ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Rainer Rudolph.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Jonathan Hargreaves.
Gjatë qëndrimit në Wil të Zvicrës, sekretari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, Ahmed ef. Hoxha, dhe koordinatori i Shoqatës Humanitare „Bereqeti", dega në Gjakovë, Abdurrahman ef. Bejtullahu, zhvilluan një takim me xhematin e xhamisë në këtë qytet.
Departamenti Gruas pranë Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës shënoj 10 vjetorin e themelimit përmes një programi solemn, ku u vlerësua rrugëtimi, angazhimi dhe kontributit i tij ndër vite
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- Next (2) »
- Last (166) »»