Shporta e Ramazanit, edhe sivjet për nevojtarët e Kumanovës
Për të qenë pranë nevojtarëve në muajin e bekuar të Ramazanit, Forumi Rinor islam – dega Kumanovë, nisi me aktivitetin “Shporta e Ramazanit”.
Ky aktivitet realizohet për të disatën herë me radhë në Kumanovë, me qëllimin lehtësimin e nevojave të të varfërve, skamnorëve, e jetimëve të këtij vendi.
Shporta e Ramazanit gjendet në dy pika të qytetit dhe atë në marketet: ‘Selman Turizëm’ dhe ‘Musli Market’.
Këtë vit, do shpërndahen edhe kupone në komunën e Likovës.
Përndryshe, një shportë, prej 300 denarësh, përmban gjërat elementare ushqimore./fri/
Artikulli i kaluar
Artikulli radhës