Është nisur edhe grupi i fundit i besimtarëve kosovarë për Haxh
Sot, në orën 02:45, nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë është nisur për Haxh grupi i fundit i besimtarëve nga Kosova, në mesin e të cilëve gjenden edhe haxhinjët nga komuna e Gjakovës.
Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftur se gjithçka ka shkuar sipas planit të paraparë sa i përket udhëtimit dhe se në orët e para të mëngjesit ata kanë arritur shëndosh e mirë.
Në pritje të tyre kanë dalë përfaqësuesit e drejtorisë së Haxhit në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës,.
Ky ishte grupi i fundit për këtë vit që udhëtoi për në Meke, për ta kryer Haxhin, e që kompletonte numrin prej 1083 besimtarëve.
Artikulli i kaluar
Artikulli radhës