Naim Tërnava u zgjodh Myfti i Kosovës

Në mbledhjen e sotme,Trupi Zgjedhor i Bashkësisë Islame të Kosovës zgjodhi Naim Tërnavën për Myfti të Kosovës.

Trupin Zgjedhor të Bashkësisë Islame të Kosovës e përbëjnë 60 anëtarë (30 anëtarët e Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës, 28 kryetarët e këshillave vendorë , dekani i FSI-së dhe drejtori i Medresesë).

Kandidatë të propozuar për Myfti ishin Naim Tërnava dhe Reshat Mexhidi.

Tërnava mori 52 vota, ndërsa kundërkandidati Reshat Mexhiti 6 vota, dy vota ishin të pavlefshme.

Pas zgjedhjes, Myftiu Tërnava para Trupit Zgjedhor paraqiti për miratim edhe anëtarët e Kryesisë: Ahmet Ramën për rajonin e Prishtinës, Ejup Hazirin për rajonin e Mitrovicës, Musli Arifajn për rajonin e Pejës, Valon Myrtën për rajonin e Gjakovës, Reshat Mexhidin për rajonin e Prizrenit, Fehmi Mehmetin për rajonin e Ferizajt, Ilmi Krasniqin për rajonin e Gjilanit dhe Sulejman Fejzullahun për rajonin e Preshevës.

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/1_1540648818.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1540648845.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1540648871.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/4_1540648892.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/5_1540648910.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/6_1540648932.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/7_1540648960.jpg[/img]