Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava mbrëmë në ambientet e Medresesë së Mesme Alauddin në Prishtinë bashkëbisedoi me nxënësit e Medresesë
Me leximin e bukur të disa ajeteve kuranore nga nxënësi Gentrit Osmani, drejtori i Medresesë Mr.Jakup ef.Çunaku i uroj mirë se ardhje Myftiut dhe në emrin e shkollës e uroj për rizgjedhjen në pozitën e Kryetarit të BIRK-ut edhe për një mandat. Pastaj, drejtori hapi bisedën me Myftiun duke kërkuar nga ai të ndanë disa përvoja personale duke qenë si ish medresistë, pastaj mësimdhënës e drejtor i Medresesë për disa vite.
Myftiu Naim ef. Tërnava shprehu kënaqësinë e tij që sonte është në Medresesë duke shtuar se kjo shkollë në çdo kohë dhe rrethana ka dhënë kontributin e vet për edukim fetar e atë kombëtar. Ai porositi nxënësit që edhe me tej të angazhohen në mësimin e drejtë e parimeve fetare nga bankat e kësaj shkolle, duke shtuar kujdesin se edukimi jo i drejtë fetarë sjellë pasoja të mëdha për shoqërinë njerëzore, sikur që tani jemi dëshmitarë i zhvillimeve të ndryshme anë e kënd botës./bislame/