Me ftesë të Zyrës së Komisionerit për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara, me seli në Gjenevë, këshilltari i Myftiut të Kosovës Vedat Sahiti mori pjesë në punëtorinë e organizuar nga kjo zyrë, në bashkëpunim me Qendrën Ndërkombëtare për Liritë Fetare, e cila u mbajt në Colonge të Francës.
Kjo punëtori u mbajt me rastin e 70 vjetorit të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut dhe ka për qëllim gjetjen e mekanizmave ligjorë, forcimin e rolit të bashkësive fetare dhe liderëve fetarë në implementimin,promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, siç është e drejta e besimit, të drejtat e pakicave etj.
Në këtë punëtori morën pjesë ekspert të ndryshëm nga vende të ndryshme të botës./bislame/
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1544956120.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1544956139.jpg[/img]