Atasheu për çështje fetare pranë ambasadës së Turqisë, prof.Nevzat Sabri Akin vizitoi KBI Gjakovë

Atasheu për çështje fetare pranë ambasadës së Turqisë, prof.Nevzat Sabri Akin i shoqëruar nga Këshilltari i Myftiut të Kosovës, Vedat Sahiti, vizituan sot Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjakovë.

Ata u pritën nga Kryetari i KBI në Gjakovë Ahmet ef.Hoxha, sekretari Esat ef.Rexha, kryeimami Visar ef.Koshi dhe imami i xhamisë së Hadumit Hfz. Safet ef.Hoxha.

Kryetari Hoxha e falënderoi z.Nevzat Akin për vizitën dhe shprehu mirënjohje për kontributin dhe ndihmën që Qeveria e Turqisë bashkë me popullin e saj është duke iu ofruar vendit tonë. Ai e më pas njoftoi mysafirin me organizimin dhe funksionimin e KBI-së në Gjakovë, për përkushtimin në ruajtjen e Islamit dhe kultivimin e frymës së tolerancës e të bashkëjetesës në mes qytetarëve të Gjakovës.

Me këtë rast z. Nevzat Akin i falënderoi nikoqirët për mikpritje. Ai e vlerësoi në përgjithësi rolin dhe kontributin e Bashkësisë Islame në të mirën e vendit dhe popullit të saj, dhe u shpreh se edhe në të ardhmen Turqia do ta ndihmoj dhe do ta mbështesë popullin mik të Kosovës.

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/20181219_130849_1545296128.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/20181219_130857_1545296152.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/20181219_130905_1545296174.jpg[/img]