Shoqata humanitare bamirëse “Bereqeti”, e cila funksionin në kuadër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, mbajti takimin vjetor të saj. Në këtë takim morën pjesë kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, drejtori i shoqatës “Bereqeti”, z. Fitim Flugaj si dhe koordinatorët e Këshillave të BI-së.
Fjalën përshëndetëse në këtë takim e mbajti Myftiu Naim ef. Tërnava, i cili shprehu mirënjohje për punën dhe aktivitetet humanitare që po bën shoqata “Bereqeti”, duke çmuar punën e secilit që ka kontribuar në ecjen para të aktiviteteve të shoqatës. Ai gjithashtu edhe njëherë konfirmoi mbështetjen e pa rezervë të Kryesisë së BIRK-ut për shoqatën dhe do ta ndihmojë atë në të gjitha projektet e saj, në mënyrë që ndihmat dhe aktivitetet humanitare të arrijnë aty ku është nevoja. Ai falënderoi të gjithë bamirësit që i kanë besuar shoqatës “Bereqeti”./bislame/
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/4_1545725779.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1545725761.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/5_1545725793.jpg[/img]