Myftiu Tërnava vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Gjakovës

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, bashkë me një pjesë të kabinetit të tij, vizitoi sot Këshillin e Bashkësisë Islame të Gjakovës, ku u prit nga kryetari i këtij Këshilli Ahmet ef.Hoxha dhe imamët.

Myftiu Tërnava i falënderoi imamët për kontributin që janë duke dhënë. Ai i porositi ata që të kenë bashkëpunim dhe unitet ndërmjet vete, duke i ofruar kështu xhematit një Islam siç porositë Kurani dhe Suneti i Pejgamberit a.s.
Ai porositi që në rrugën e Islamit të thirret me urtësi, mençuri e me këshilla të mira, si dhe të jenë gjithnjë në krye të detyrës dhe në vazhdimësi të jetë në shërbim të xhematit.


[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/20190123_132139_1548322485.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/1_1548260539.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/51075964_533002_1548260498.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1548260566.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/4_1548260586.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/5_1548260622.jpg[/img]