Ka përfunduar programi i mësimit nga distanca PNFBI E-Learning

Gjenerata e parë e Programit Njohës me Fenë dhe Bashkësinë Islame, projekti i mësimit nga distanca.

Ky projekt ka nisur në dhjetor të vitit 2019 dhe dhjetë javët e kaluara studentë nga vende të ndryshme kanë pasur rast të mësojnë njohuri themelore për besimin, ritualet, ekonominë islame, artin dhe kulturën, kontributin e myslimanëve në nivel global dhe atyre shqiptar për shkencë, art, humanizëm dhe kauzë kombëtare.

Me një platformë të veçantë elektronike, me një monitorim të vazhdueshëm , studentët kanë pas qasje në materialet prej 23 kapitujsh të shpërndara në: infografik, pdf. PP Slides, video si dhe me vlerësim të vazhdueshëm përmes kuizëve, eseve, si the testeve. Për këtë projekt ka punuar vetëm një person prof. Gentian Jetishi, i cili ka ideuar projektin, bërë gati syllabusin dhe përcjellë dhe vlerësuar zhvillimin e programit.

Ky projekt ka nisur si nevojë dhe kërkesë e të rinjve/rejave që për motive të tyre s’kanë mundur të jenë pjesë e mësimeve në klasë të Akademia e Studimeve e PNFBI e që përmes PNFBI E-Learning kanë pasur rast të përvetësojnë njohuritë e njëjta.

Gjenerata e radhës do nisë në Dhjetor të vitit 2019.