Ambasadori amerikan vizitoi xhaminë e Hadumit

Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett i shoqëruar nga bashkëshortja e tij vizituan sot Xhaminë e Hadumit, ku u mirëpritën nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë Ahmet ef.Hoxha, kryeimami Visar ef.Koshi, sekretari Esat ef.Rexha dhe anëtarët e KBIGJ-së.

Pasi i uroi mirëseardhje, Kryetari Hoxha theksoi se është një nder i veçantë për qytetin, e në veçanti për Bashkësinë Islame të Gjakovës të pres një mysafir kaq të nderuar të një shteti mik të Kosovës.
Ai në vazhdim e njoftoi ambasadorin amerikan për historikun e Xhamisë së Hadumit, që lidhet ngushtë me vet historikun e qytetit të Gjakovës, si një ndër objektet e para të ndërtuara në këtë qytet, si dhe për historikun arritjet e kontributin domethënës të Bashkësisë Islame në ruajtjen e paqes, tolerancës dhe harmonisë fetare në komunën e Gjakovës.
Ambasadori Kosnett u shpreh i kënaqur me mikpritjen. Ai e vlerësoi lartë kontributin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë për kultivimin e tolerancës dhe krijimin e një klimë të bashkëjetesës e tolerancës ndërfetare dhe ndëretnike.
Në fund ambasadori Kosnett dhe kryetari Hoxha shkëmbyen nga një dhuratë simbolike.

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/1_1549918035.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1549918054.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/5_1549918113.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/7_1549918139.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/8_1549918160.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/9_1549918176.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/10_1549918195.jpg[/img]