Niset grupi i radhës për kryerjen e Umres.

Organizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, sot, me datë 02 prill 2019, është nisur grupi i radhës për kryerjen e Umres

Gjatë dhjetë ditëve sa do të qëndrojnë, ata do të kenë mundësi që të vizitojnë vendet e shenjta në Meke dhe Medine.

Këtij grupi do t’i prijë drejtori i Haxhit në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës z. Vedat Sahiti.