Kosova merr pjesë me dy garues në garat ndërkombëtare të Kuranit në Kuvajt
Nga data 9 deri më 17 prill në Kuvait u mbajtën garat ndërkombëtare të Kuranit ku morën pjesë mbi 90 shtete
Abdurrahman Rama dhe Mendim Sllamniku këtë herë përfaqësuan Bashkësinë Islame të Republikës së Kosovës në këtë gara në kategorinë hifz dhe në tertil (bukur lexim të Kuranit dhe texhvid). Konkurrenca ishte tejet e madhe në këto gara që u organizuan nga shteti i Kuvajtit. Andaj dy lexuesit tanë denjësisht përfaqësuan BIRK-un në këto gara me karakter ndërkombëtar duke fituar vendin e pestë. Këto gara ishin të 22 me radhë që organizohen nën patronatin shkëlqesisë së tij emiri i Kuvajtit Sabah el Ahmed El Xhabir Esabah. Në këtë garë morën pjesë gjithsejtë 1.901 garues./bislame/
Artikulli i kaluar
Artikulli radhës