Dje, pas namazit të drekës në xhamin e vjetër në Bresanë u mbajt programi i duasë së hatmës.
31 nxënës nga fshatrat Bresanë e Kuklibeg prezantuan në programin e duasë së Hatmës para xhematit te kësaj xhamie.
"Tradita" po vazhdon vit pas viti, hoxhë pas hoxhë, xhamia e vjetër në Bresanë gjithmonë është njohur si vatër e mësim-besimit, nga viti 1532 kur u ndërtua kjo xhami e deri sot mësim-besimi kurrë nuk ka munguar, madje as në kohët më të vështira, kjo fal hoxhallarëve me vullnet të hekurt qe kurrë nuk reshtën së punuari.
Kjo punë e madhe nga hoxhallarët po i nxit edhe nxënësit të cilët frekuentojnë në një numër të madh në këtë xhami.
Gjenerata e XXII (njëzet e dytë) e djemve dhe gjenerata e XX (njëzet) të vajzave kishin përgatitur program me Kur'an, ilahi e poezi.
Nga ky grup prej 31 nxënësish pesë nxënës përfunduan hatmen për herë të tretë, njëmbëdhjetë për herë të dytë ndërsa pjesa tjetër e përfunduan leximin e Kur'anit pa texhvid për herë të parë.
Pjesëmarrës në këtë manifestim ishte edhe kryetari i këshillit të Bashkësisë Islame në Dragash, Osman ef. Mehmeti me stafin e tij, sekretarin Nail ef. Halimi dhe kryeimamin Xhafer ef. Feziu.
Imami i kësaj xhamie Xhevat ef. Fetahu në fjalimin mirëseardhës falënderoi të gjithë për pjesëmarrje në këtë manifestim e në veçanti uroi prindërit dhe nxënësit të cilët kishin përfunduar leximin e Kur'anit.
Edhe kryetari i këshillit të Bashkësisë Islame në Dragash, Osman ef. Mehmeti në një fjalim rasti uroi familjarët, ndërsa nxënësve e uroi shëndet e suksese.
"Kur'ani është pikë orientimi për ne, është udhëzim, është udhërrëfyes i yni, andaj nëse veprojmë sipas udhëzimit të Kur'anit do jemi faqebardh si në këtë dynja poashtu edhe në ahiret. Dëshiroj t’i përshëndes e t’i uroj këta fëmijë për këtë prezantim kaq të bukur, Zoti iu dhasht shëndet dhe suksese, qofshin shembull për gjithë shoqërinë”.
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/opoja1_1556182819.jpg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/opoja2_1556182842.jpg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/opoja3_1556182859.jpg[/IMG]