Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë Ahmet ef.Hoxha bashkë imamët dhe stafin administrativ morën pjesë në iftarin e shtruar nga Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini. Me këtë rast ishin prezent edhe përfaqësues institucional, politik, si dhe përfaqësues të tarikatit.
Kryetari Gjini falënderoi pjesëmarrësit në këtë iftar, duke iu uruar agjërim të lehtë dhe të pranuar. Nga ana tjetër, kryetari i KBIGJ-së, Ahmet ef.Hoxha falënderoi të parin e Komunës për iftarin e shtruar si dhe për bashkëpunimin ndërinstitucional, duke kërkuar që ky bashkëpunim të vazhdoj edhe me tej.
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/1_1558687362.jpg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1558687379.jpg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1558687391.jpg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/4_1558687405.jpg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/5-_1558687985.jpg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/6_1558687427.jpg[/IMG]