Përmes një komunikate për media, Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren, reagoi në lidhje me dëmtimin e xhamisë se Namazxhahut në Prizren që konsiderohet një prej xhamive të para të ndërtuara në këtë qytet historik.
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/reagim_1559047329.jpg[/IMG]
Për dëmtimin e kësaj xhamie ka reaguar edhe Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.
Ai, në një status në llogarinë e tij në facebook, ka ftuar Policinë e Kosovës dhe organet e drejtësisë që t’i gjejnë fajtorët.
“Dëmtimi i pronës publike është vandalizëm dhe i sanksionuar me ligj, ndërsa dëmtimi i monumenteve të trashëgimisë kulturore është vepër penale. Sipas ligjeve në fuqi, dënimi për këto vepra mund të shkojë deri në 5 vjet burgim.
Dëmtimet e shkaktuara në xhaminë e hapur të Namazgjahut janë akte kriminale nga njerëz të papërgjegjshëm dhe qyqar.
Ftoj Policinë e Kosovës dhe organet e drejtësisë që t’i gjejnë fajtorët në mënyrë që t’i marrin dënimet e merituara.
Objektet e trashëgimisë kulturore janë pasuri e përbashkët që e dallojnë Prizrenin si qytet historik dhe për to duhet të kujdesemi sikurse që kujdesemi për shtëpinë tonë”, ka shkruar në Facebook, Haskuka.