Në Maqedoni festohet Fiter Bajrami
Manifestimi qendror për Fitër Bajram u mbajt në xhaminë Mustafë Pasha në Shkup, ku për shkak të numrit të madh të besimtarëve të pranishëm, përveç hapësirës së brendshme të xhamisë u mbush me besimtarë edhe oborri i xhamisë.
Në programin e organizuar nga ana e Bashkësisë Fetare Islame (BFI) të Maqedonisë së Veriut, para namazin u kënduan ilahi në gjuhën shqipe, turke dhe boshnjake.
Kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi, në mesazhin e tij para besimtarëve porositi që të solidarizohen me ata që kanë nevoj.
“E lus Allahun Fuqiplotë, për hatër të Fitër Bajramit, që të gjithë muslimanët sot me kënaqësi e festojnë në botë, Allahu të na ndihmojë, të na përkrah dhe e gjithë mëshira dhe ndihma e tij të jetë me ne”, tha Rexhepi.
Artikulli i kaluar
Artikulli radhës