Përkundër kundërshtimit të disa banorëve, sot ka filluar ndërtimii xhamisë në Shupkovc të Mitrovicës
Në ceremoninë e inaugurim të punimeve mori pjesë kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe përfaqësues të Bashkësisë Islame.
Si një besimtar i devotshëm, Bahtiri ka bërë dua para gurthemelit, para se të bëjë hapin e parë në nisjen e punimeve. Ai bëri thirrje që ky vend të jetë thirrës në paqe dhe të shërbejë si lidhje mes njerëzve.
“Me iniciativë të qytetarëve dhe Bashkësisë Islame të Kosovës, sot kemi vënë gurthemelin e xhamisë në fshatin Shupkovc, e cila do të sjellë vetëm paqe dhe harmoni për banorët e këtij fshati", tha Bahtiri.
Ndërsa kryetar i KBI-së në Mitrovicë, Irfan Krasniqi, tha se janë të gatshëm të takohen me banorët që e kanë kundërshtuar xhaminë, t’ua dëshmojnë se nuk duan përçarje.