Këshilltari i Myftiut Tërnava, Vedat ef. Sahiti, i shoqëruar nga delegacioni i Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve të Turqisë, i kryesuar nga z. Rifat Turker, vizituan qytetin e Gjakovës për të parë nga afër punimet për restaurimin e monumenteve të rëndësishme të kulturës islame.
Në kuadër të kësaj vizite, ky delegacion vizitoi “Xhaminë e Mulla Jusufit”, “Xhaminë e Kusarve”, “Xhaminë e Sefës”, bibliotekën e kompleksit të xhamisë së Sylejman Agës, si dhe Medresenë e Vogël të Gjakovës.
Delegacioni i Vakëfeve të Turqisë gjatë ditës vizitoi edhe tyrben e Sulltan Muratit në Mazgit./bislame/
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1568962260.jpg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1568962281.jpg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/4_1568962298.jpg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/5_1568962316.jpg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/6_1568962335.jpg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/7_1568962353.jpg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/8_1568962371.jpg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/1_1568962408.jpg[/IMG]