Cili është shkaku që ti po flet kaq ashpër ndaj meje?

Një ditë Kalifi i fisit Abbasit shkoi në Xhami.

Predikuesi dhe imami i Xhamisë atë ditë mbajti një ligjëratë me një gjuhë shumë të ashpër.
Sikur të gjitha fjalët që i thoshte ia përplaste fytyrës së Kalift. Në një moment Kalifi çohet dhe i thotë predikuesit:

-O zotëri predikues! Ti nuk je më i hajrit se Musai a.s. dhe as unë nuk jam më i sherrit se Firauni. Ndërkaq, Allahu xh.sh. edhe kur i dërgoi pejgamberët e tij te Firauni, i urdhëronte që me atë të bisedojnë me një gjuhë të butë.

Cili, pra, është shkaku që ti po flet kaq ashpër ndaj meje?