Komentimi i kaptinës El-Hashr (3).

Dispozitat rreth presë së luftës

«Çfarëdo që Allahu i dhuroi të Dërguarit të Tij si pre lufte (të marrë) prej tyre, ju për të nuk i ngatë as kuajt e as devetë, por Allahu i jep pushtet të dërguarve të vet mbi ata që Ai dëshiron. Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë. Çfarëdo që Allahu i dhuroi të Dërguarit të Tij si pre lufte (të marrë) nga banorët e vendbanimeve (jobesimtare), ajo i takon: Allahut, të Dërguarit, të afërmve (të tij), jetimëve, të varfëve dhe udhëtarëve të mbetur rrugës, në mënyrë që ajo të mos qarkullojë ndërmjet të pasurve nga mesi juaj. Çfarëdo që t'ju japë i Dërguari, merreni atë e çfarëdo që t'ju ndalojë, hiqni dorë prej saj, dhe kini frikë Allahun, se vërtet Allahu është ndëshkues i ashpër." - (El-Hashr, 6-7)

Lidhja e këtyre ajeteve e ato paraprake

Në ajetet paraprake, Allahu xh.sh., sqaroi konsekuencat dhe pasojat që i patën fisi Benu-n-Nadir, si shkak i arrogancës së tyre dhe tradhtisë ndaj Resulullahit s.a.v.s., kur u detyruan t'i rrënonin shtëpitë e tyre me duart e veta dhe të largoheshin përfundimisht nga Medina, pa të drejtë kthimi në të. Ata u larguan të turpëruar e të nënçmuar botërisht në këtë botë, por mbi të gjitha, do të jenë të ndëshkuar përjetësisht në botën tjetër. Kurse tash në këto ajete, i Lartmadhërishmi sqaron dispozitat e ndarjes së pasurisë së hebrenjve, të cilën ata u detyruar të linin pas vetes. Këtë pasuri, Allahu e cilësoi si "fej'un", që nënkupton prenë e luftës e cila është fituar pa luftë, kurse fjala "ganime" nënkupton prenë e luftës që është fituar me luftë. Këtë pasuri, i Dërguari i Allahut me inspirim nga qielli e ndau vetëm për muhaxhirët, ndërkohë që ensarët e pranuan këtë ndarje me zemërgjerësi, duke qenë të vetëdijshëm se muhaxhirët kishin nevojë më të madhe për të sesa ata.

Koment:
6 Çfarëdo që Allahu i dhuroi të Dërguarit të Tij si pre lufte (të marrë) prej tyre, ju për të nuk i ngatë as kuajt e as devetë, por Allahu i jep pushtet të dërguarve të Vet mbi ata që Ai dëshiron. Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë. Pas largimit të fisit Beni-n-Nadir nga kështjellat dhe vendbanimet e tyre, ata pas vete lanë pasuri të konsiderueshme, të cilën nuk kishin mundur ta bartnin me vete, sipas marrëveshjes së dorëzimit. Kjo pasuri, sipas dispozitave fetare që kanë të bëjnë me prenë e luftës u konsiderua si "fej'un", apo pre e luftës e fituar pa luftë të armatosur dhe pa ndonjë mund të madh, sepse në këtë rast, myslimanët nuk kishin zhvilluar luftë e as nuk kishin ngarë kuaj apo deve për të udhëtuar më larg, sepse largësia në mes Medinës dhe kështjellave të hebrenjve, ishte vetëm dy mile.
Ndarjen e kësaj pasurie, Allahu xh.sh. ia bëri dhuratë vetëm të Dërguarit të Vet. Në lidhje me këtë, është transmetuar nga Omer ibnul Hattabi të ketë thënë: "Pasuria e Beni-n-Nadir, ishte nga ajo që Allahu ia caktoi vetëm të Dërguarit të Tij si dhuratë, për të cilën myslimanët nuk morën mundin të ngisnin as kuaj e as deve. Pra, ishte e veçantë vetëm për të Dërguarin a.s., i cili nga kjo pasuri ndau furnizimin njëvjeçar në ushqim për familjarët e vet, e atë që teproi, e la në dispozicion të Shtetit, për të blerë kuaj dhe armatim, si përgatitje lufte në rrugën e Allahut."(1)
Sipas librave të historisë, i Dër-guari a.s. nga kjo pasuri, një pjesë ua ndau edhe muhaxhirëve, të cilët vite më parë kishin lëshuar vend-lindjen e tyre Mekën, për hir të Allahut dhe të fesë islame. Ndërsa prej ensarëve, hisedarë në këtë pasuri i bëri vetëm tre prej tyre, për shkak të kushteve të rënda të jetesës: Ebu Duxhanen, Sehl bin-Hunejfin dhe Harith bin Simmen.
Allahu xh.sh. dëshiroi t'i vinte në dijeni myslimanët që kur Ai të ketë vendosur për një gjykim, më nuk i takon askujt të flasë apo të japë ndonjë mendim tjetër, prandaj ua dëftoi qartë se pasuria si kjo nga fisi Benu-n-Nadiri, ishte e veçantë vetëm për të Dërguarit të Vet, sepse Ai ia nënshtron kë të dojë të Dërguarve të Vet, duke mbjellë frikë e tmerr në zemrat e armiqve, sepse Ai është i Gjithëfuqishëm për çdo gjë.

7. Çfarëdo që Allahu i dhuroi të Dërguarit të Tij si pre lufte (të marrë) nga banorët e vendbanimeve (jobesimtare), ajo i takon: Allahut, të Dërguarit, të afërmve (të tij), jetimëve, të varfërve dhe udhëtarëve të mbetur rrugës, në mënyrë që ajo të mos qarkullojë ndërmjet të pasurve nga mesi juaj. Çfarëdo që t’ju japë i Dërguari, merreni atë, e çfarëdo që t’ju ndalojë, hiqni dorë prej saj, dhe kini frikë Allahun, se vërtet Allahu është ndëshkues i ashpër.

Ky ajet, sqaron në mënyrë të përpiktë se kujt i takon pasuria që konsiderohet si "fej'un" - pre e luftës, e fituar pa luftë të armatosur. Sipas dispozitave të cilat i kanë nxjerrë dijetarët nga Kurani famëlartë dhe nga Suneti i Pejgamberit a.s. në lidhje me prenë e luftës mund të themi se ajo është dy llojesh:
1. "Fej'un" - Pasuri e luajtshrne, e fituar në mënyrë paqësore, pa luftë të armatosur, e cila në rastin e Beni-n-Nadir ishte e veçantë vetëm për Pejgamberin a.s., dhe ai mund t'ia ndante atë kujt të donte. Ndërkohë, me fjalën "fej' un" nënkuptohet edhe pasuria e paluajtshme, e fituar po ashtu pa luftë, e cila pasuri u ndahet myslimanëve në përgjithësi, në bazë të kontributit të tyre. Kjo pasuri po ashtu ndahet në pesë kategori. Një e pesta (1/5) pjesë ndahet për Allahun dhe të Dërguarin, e që shfrytëzohet nga i Dërguari i Allahut gjatë jetës së tij, kurse pas vdekjes së tij, kjo pasuri e tij u shpërndahet myslimanëve në mënyrë të përgjithshme. Nga kjo 1/5, po ashtu një pjesë u ndahet familjes dhe pasardhësve të Pejgamberit a.s. Benu Hashimëve dhe Benu Mutalibëve, të cilët e kanë të ndaluar marrjen e sadakasë dhe të zekatit, prandaj u është dhënë e drejta në këtë pre të luftës, ashtu siç nga kjo pasuri u ndahet edhe jetimëve të cilëve u kanë vdekur baballarët pa e arritur moshën e pubertetit; të varfërve dhe skamnorëve si dhe udhëtarëve, të cilët kanë ngelur pa të holla dhe ushqim gjatë rrugëtimit të tyre. Kurse 4/5 e tjera nga kjo pasuri, shkojnë për të mirën e myslimanëve në përgjithësi.
2. "Ganime" - pasuri e fituar nga armiku pas një lufte të armatosur, për ç'gjë jep shenjë ajeti 41 i sures "El-Enfal", i cili precizon se kjo pasuri ndahet në pesë pjesë: "Ta dini se çfarëdo që fituat si plaçkë lufte, një e pesta i takon Allahut, të Dërguarit dhe farefisit (të tij), jetimëve, të varfërve dhe udhëtarit (që ka ngelur në rrugë) ... ". Në këtë plaçkë të luftës, në 1/5 e saj, kanë të drejtë Allahu dhe i Dërguari i Tij e që shfrytëzohet nga i Dërguari a.s., të afërmit e tij, jetimët, të varfrit dhe udhëtarët, ndërsa 4/5 e tjera, në veçanti u takojnë luftëtarëve dhe atyre që kanë marrë pjesë aktive në luftë apo betejë."
" ... në mënyrë që ajo të mos qarkullojë ndërmjet të pasurve nga mesi juaj."
Në kohën e injorancës, ishte traditë që shumica e plaçkës së luftës t'u takonte udhëheqësve apo krerëve të pasur të asaj shoqërie. Pasuria që fitohej nga luftërat, ishte privilegj ekskluziv i klasës sunduese, nga e cila privoheshin të varfrit, pavarësisht pjesëmarrjes së tyre në luftë." Pikërisht, për këtë arsye, Islami vendosi rregulla të drejta dhe strikte, lidhur me këtë çështje, duke eliminuar përfundimisht ndasitë e tilla shoqërore. Kjo zaten ishte arsyeja që dispozitat e presë së luftës, pavarësisht nëse është pasuri e fituar pa luftë (fej'un) ose me luftë (ganime), të ishin kaq të prera, në mënyrë që kjo pasuri të mos qarkullonte vetëm brenda një grupi të ngushtë njerëzish të pasur, e të mos i prekte edhe të varfrit, por qëllimi parësor i ndarjes së këtillë të presë së luftës, është që të gjithë të pasurohen njëlloj dhe secili të ketë hise të barabartë në të, pavarësisht gjendjes së tij sociale në shoqëri.
“... Çfarëdo që t’ju japë i Dërguari, merreni atë, e çfarëdo që t’ju ndalojë, hiqni dorë prej saj. ... “
Dihet se ajeti i 7 -të, ka zbritur së bashku me ajetet që kanë të bëjnë me dispozitat e presë së luftës të fituar nga fisi Beni-n-Nadir, por dijetarët nuk janë të pajtimit nëse ky ajet ka të bëjë ekskluzivisht vetëm me prenë e luftës, andaj pashmangshëm shtrohet pyetja: A thua vallë, Allahu xh. sh. ka synuar me këtë pjesë të ajetit vetëm këtë kuptim: (O besimtarë! Çfarëdo që t'ju japë i Dërguari, nga preja e luftës, merreni, e çfarëdo që t'ju ndalojë, largojuni?!) Përgjigjja është JO, sepse ky nuk është kuptimi i vetëm i ajetit, por kuptimi i tij është shumë më i gjerë dhe më gjithëpërfshirës. Madje, lidhur me këtë konstatim pajtohen shumica dërrmuese e dijetarëve, të cilët mendojnë se ajeti në fjalë, nuk ka të bëjë në mënyrë eksplicite vetëm me ndarjen e presë së luftës nga i Dërguari a.s .. Përkundrazi, shumë prej tyre mendojnë se ky ajet në mënyrë të përgjithshme ka të bëjë me Sheriatin dhe dispozitat fetare. Mbase, me këtë kuptim ndërlidhet edhe thënia e bekuar e Pejgamberita.s. kur thotë: "Nga ajo çka ju kam ndaluar, largohuni tërësisht, kurse atë çka ju kam urdhëruar mundohuni ta kryeni aq sa mundeni”(4). Edhe nga ky hadith, kuptojmë se urdhëresat dhe ndalesat nga i Dërguari i Allahut, kanë të bëjnë në mënyrë të përgjithshme me veprimet e myslimanëve gjatë përditshmërisë së tyre. Natyrisht, kjo sferë përfshin një gamë të gjerë veprimesh; lejime apo ndalime, kurse nga ne myslimanët kërkohet që në çdo rast, ta ndjekim shëmbëlltyrën e Resulullahit s.a.v.s., për aq sa mundemi. Respektimi i urdhëresave të Pejgamberit a.s., do të thotë respektim dhe nënshtrim ndaj Allahut, sepse Ai në Kuran thotë: "Kush i bindet Pejgamberit, ai i është bindur Allahut ... " - (En-Nisa'ë, 80).
Për të vërtetuar këtë konstatim se ajeti në fjalë synon përfshirjen e gjithë urdhëresave dhe ndalesave sheriatike, e jo ekskluzivisht prenë e luftës, do të sjellim disa argumente:
- Shkronja (vav) është lidhëz (harful atf) dhe kjo lidhëz lë të mundur shkëputjen nga konteksti. Po të fillonte ajeti në fjalë me lidhëzën tjetër (fe):(fe ma atakumu-rresulu), kjo logjikisht do të ndërlidhej me kuptimin e ajetit para dhe pas tij, kurse lidhëza (ve) ka kuptim të kundërt, lë të mundur shkëputjen nga tema paraprake.
- Përemri lidhor (ma) zakonisht nënkupton të përgjithshmen dhe në këtë ajet nënkupton: "(Tërë) atë që jua jep i Dërguari, merreni ... ".
- Në këtë ajet është përdorur shprehja "Er-Rresulu” me qëllim që të veçojë pozitën e lartë, që përkon me gjithëpërfshirësinë e Shpalljes dhe të Kumtimit, dhe nuk është përdorur termi:
"En-Nebijj u" , që nënkupton një përkufizim më të ngushtë kuptimor nga ai "Er- Rresul".
- Argument tjetër i fuqishëm për këtë janë edhe fjalë e fundit në këtë ajet: “... dhe kini frikë Allahun, se vërtet Allahu është ndëshkues i ashpër". Ne këtu shohim qartë se nuk kemi të bëjmë vetëm me plaçkën e luftës, përndryshe a do të ishte e logjikshme që një herë ajeti t'i urdhërojë myslimanët për marrjen e presë së luftës, e në fund t'u thotë: “... dhe kini frikë Allahun, se vërtet Allahu është ndëshkues i ashpër". Pra, këtu nuk bëhet fjalë vetëm për plaçkën e luftës por për Sheriatin islam në përgjithësi dhe zbatimin e tij.
- Një argument tjetër se ky ajet synon të përgjithësuarën e jo në veçanti plaçkën e luftës, është edhe fjala "atakum" - "çfarëdo që t'ju japë". Këtu shtrohet pyetja: Përse Allahu xh. sh. në këtë rast nuk e ka përdorur fjalën''Aë'takum'' -që po ashtu nënkupton dhënien, por e ka përdorur pikërisht fjalën "Atakum".
Përgjigjen do ta gjejmë në atë që kanë përzgjedhur dijetarët lidhur me kuptimet e këtyre dy foljeve që në aspektin seman tik janë sinonime. Ne do të shohim se sa herë që në Kuran është përdorur fjala: "Aë'takurn" -, kuptimi i saj ka të bëjë më tepër me çështje të prekshme, lëndore apo materiale'', kurse sa herë që është përdorur fjala: "Atakum" - më shumë ka ardhur me kuptim të çështjeve të larta shpirtërore.(6)
Si përfundim i tërë asaj që u tha në lidhje me kuptimin e këtij ajeti, shohim se ajo çka në fakt synon ajeti në fjalë, është Sheriati dhe zbatimi në praktikë i të gjitha lejimeve, urdhëresave dhe ndalesave fetare, që vijnë nga i Dërguari i Allahut s.a.v.s., përfshirë këtu edhe dispozitën e ndarjes së presë së luftës, sepse çdo fjalë e Resulullahit s.a.v.s. është me inspirim nga Allahu xh.sh., e nuk synohet vetëm një gjë e prekshme-lëndore siç është preja e luftës." (Allahu e di më së miri)!
“... dhe kini frikë Allahun, se vërtet Allahu është ndëshkues i ashpër. " Fundi i ajetit të 7 -të na bën me dije se njerëzit duhet t'ia kenë dronë Allahut, duke u përpjekur që të respektojnë urdhëresat dhe ndalesat hyjnore nga Allahu xh.sh., në çdo kohë, ashtu siç duhet të respektojnë edhe urdhëresat e ndalesat nga i Dërguari ynë s.a.v.s., sepse për një gjë të tillë na porosit edhe vetë Kurani famëlartë.
Jeta në këtë botë është vërtet një sprovë e rëndë, në pasuri, fëmijë dhe kënaqësi të përkohshme, por te Allahu, në pozita të larta nderi do të jenë vetëm ata që e ruajtën veten nga harami, që iu përulën në këtë dynja Krijuesit të vetëm - Allahut xh.sh., duke i pasur zemrat të mbushura me ëmbëlsinë e imanit. Vetëm të tillët do të jenë të shpërblyer në xhenete, të cilat Allahu i ka përgatitur për të devotshmit, kurse ata që u bënë mendjemëdhenj dhe nuk i respektuan këto dispozita hyjnore, ata nesër në Xhehenem, do t'i presë një ndëshkim i dhimbshëm dhe i rëndë ...

Porosia e këtyre ajeteve (6-7)

- Pasuria që lanë pas vetes fisi Beni-n-Nadir, llogaritet si "Fej'un", dhe këtë Allahu xh.sh. Ia dhuroi të
Dërguarit të Vet, që atë ta ndante si të donte. I Dërguari a.s. këtë pasuri ua ndau muhaxhirëve të varfër dhe 3 të varfërve prej ensarëve. ë këtë lloj plaçke të luftës "fej'un" janë llogaritur pasuritë e lëna nga Benu Kurejdha dhe Benu-n-Nadir, pastaj nga Fedeku, nga Hajberi, nga fshatrat e Urejnes dhe Jenbuit.
- Dallimi në mes plaçkës së luftë "fej'un" dhe "ganime", është se ajo plaçkë që fitohet pa luftë ose pa ndonjë mundim paraprak, quhet "fej'un", kurse ajo që fitohet me luftë të armatosur, quhet "ganime" . Secila prej tyre ka dispozita të veçanta të ndarjes së saj.
- Tek hanefijtë, plaçka e luftës "ganime" ndahet sipas asaj që e ka përmendur Allahu xh.sh. në suren El-Enfal: "Ta dini se çfarëdo që fituat si plaçkë lufte, një e pesta i takon Allahut, të Dërguarit dhe farefisit (të tij), jetimëve, të varfërve dhe udhëtarit (që ka ngelur në rrugë) ... ". Kjo do të thotë se 1/5 i ndahet kategorive të theksuar në ajetin e sipërtheksuar, kurse 4/5 të mbetura, u ndahen luftëtarëve pjesëmarrës, kurse te dispozita e plaçkës së luftës - "fej'un" , toka-patundshmëria u takon të gjithë myslimanëve dhe nuk i nënshtrohet ndarjes në pesë pjesë, por shfrytëzohet për të mirën e përgjithshme të myslimanëve.
- Arsyeja e ndarjes së kësaj plaçke në radhë të parë për të varfrit, është që kjo pasuri të mos shkojë vetëm në duart e të pasurve, që njerëzit të mos ndahen në klasa apo shtresa, por që edhe të varfrit t’i përshkojë ndihma e shtetit dhe të zhduken shtresimet sociale në një shoqëri, për aq sa ka mundësi.
- Ata çka na këshillon dhe jep i Dërguari i Allahut nga feja që Allahu përzgjodhi për ne, duhet ta marrim e ta zbatojmë, ashtu siç duhet të heqim dorë edhe nga ajo që ai na ndalon, sepse ai flet gjithnjë me inspirim nga Allahu xh.sh.
- Droja ndaj Allahut duhet të jetë e pranishme në çdo kohë. Nuk guxojmë ta kalojmë jetën të shkujdesur nga të përmendurit e Allahut, përndryshe, ndëshkimi i Tij në botën tjetër ndaj mohuesve do të jetë shumë i rreptë.

- Vijon -


________________
1. transmeton Imam Abmedi (nr. 172); Buhariu dhe 2927); Muslimi (m: 1757 dhe 3301); Ebu Davudi (nr. 963); Tirmidhiu (nr. 1719); Bejhekiu (nr.12374); dhe Nesaiu (nr. 4140).
2. Për më gjerësisht shih: Ruhu-l Meani nga Alusiu. vëll. XXVIII. ff. 45-49
3. El- Vahidij, Et-Tefsiru-l-Besit. Rijad, 1430 h., vëll. XXl,f 378.
4. Buhariu (nr. 6858); Muslimi (nr.4348);Ky hadith nga i Dërguari i Allahut është përcjellë edhe nga Darekutni (nr. 2668); Ibn Maxhe (nr. 2) dhe Nesaiu (nr. 2619), por me radhitje pak më ndryshe të fjalëve: "Kur t’ju urdhëroj për një çështje, mundohu ta kryeni atë aq sa mundeni, e kur t’ju ndaloj nga diçka, largohuni asaj tërësisht!".
5. Shih ajetet: Et-Tevbetu 29; En-Nexbm 33-34; El-Lejl 5; El-Keuther 1, etj.
6. Shih ajetet: El-Hixhr 64 dhe 87; Ta Ha 126; Ali Imran 194; El-Kehf 10; etj.
7 Për më hollësissht shih studimin në: htp:// www.hor3en.com/vb/showthread.php?tz9823. (Azhurimi i fundit më 20. 07.2018)



Sabri Bajgora



Buy Minocycline


Acinetobacter spp. and Shigella spp. Nocardia buy Minocycline, inhibiting protein synthesis canadianantibioticsonline.com peptide compounds by reversing the binding of sensitive microorganisms to the ribosomal protomer (30S subunit). Side effect Perhaps: vestibular disorders (dizziness, instability), pigmentation of the skin and mucous membranes, hepatotoxic effect, nausea, vomiting, candidiasis. and Shigella spp. Contraindications The drug is link in the case of: Resistance to the group of tetracycline drugs and their components; Liver failure and renal dysfunction; Pregnancy and lactation; Systemic lupus erythematosus; Minocycline online deficiency or lactose intolerance. Children over 8 years of age should take the medicine with an interval of 12 hours. The total daily intake is not more than 200 mg for an adult. Side effect Perhaps: vestibular disorders (dizziness, instability), pigmentation of the skin and mucous membranes, hepatotoxic effect, nausea, vomiting, candidiasis.




Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Në Gjakovë u bë përurimi i dorëshkrimit “Sahihu i Buhariut” – kopja e Juninit (Video)