Komentimi i kaptinës El-Hashr (7)

Madhështia e Kuranit dhe disa nga Emrat e bukur të Allahut

"Sikur ta zbrisnim (shpallnim) këtë Kuran mbi ndonjë kodër (mal), ti do ta shihje atë (kodër) të përulur e të bërë thërrime nga frika e Allahut. Shembuj të tillë Ne u sjellim njerëzve, që ata të mendojnë. Ai është Allahu, përveç të Cilit nuk ka Zot tjetër (të denjë për adhurim), Njohësi i së padukshmes dhe i së dukshmes, Ai është i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti!- (El-Hashr, 21-22)



Vlera e ajeteve 21 - 24


Në lidhje me vlerën e këtyre ajeteve, i Dërguari i Allahut s.a.v.s., ka thënë: "Kushdo prej jush, kur të zgjohet, thotë tri herë: "Eudhubil-lahi es-Semiil Alim mine shejtani rraxhim" - "Kërkoj mbrojtjen e Allahu, Dëgjuesit dhe të Gjithëdijshmit nga cytjet e shejtanit të mallkuar", dhe i lexon tri ajetet e kaptinës "El-Hashër" (22- 24): "Ai është Allahu, përveç të Cilit nuk ka Zot tjetër (të denjë për adhurim), Njohësi i së padukshmes dhe i së dukshmes, Ai është i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti! Ai është Allahu përveç të Cilit nuk ka zot tjetër (të denjë për adhurim), Sundues i përgjithshëm, I Pastër (prej të metave që i mvishen), Shpëtimtar (që shpëton njerëzit prej ndëshkimit), Sigurues (që siguroi njerëzit me premtimin e vet dhe pejgamberët me mrekulli), Mbikëqyrës (që mbikëqyr dhe përcjell çdo send), I Plotfuqishëm, Mbizotërues, I Madhërishëm. I Lartësuar është Allahu nga çka i shoqërojnë! Ai është Allahu, Krijuesi, Shpikësi Formëdhënësi. Të Tij janë emrat më të bukur. Atë (Allahun) e madhëron çka në qiej e në Tokë dhe Ai është Ngadhënjyesi, I Urti", Allahu do t'i autorizojë 70 mijë melekë-engjëj që të luten për të, derisa të ngryset (të vijë mbrëmja), dhe në qoftë se ai person vdes gjatë asaj dite, ai vdes si shehid (dëshmor), dhe po ashtu ai që i thotë këto fjalë kur të bjerë në gjumë, e ka të njëjtën gradë (derisa të zgjohet)"


Lidhja e këtyre ajeteve me ato paraprake


Pasi që Allahu xh.sh. ne ajetet paraprake sqaroi gjendjen e hebrenjve dhe të mynafikëve, i urdhëroi myslimanët me devotshmëri dhe frikë-respekt ndaj Tij, në mënyrë që të përgatiten për Ditën e Vështirë të Gjykimit. I Lartmadhërishmi, po ashtu tërhoqi vërejtjen, se ai që e "harron" Zotin, Ai do t'i bëjë ta harrojnë edhe vetveten, duke u preokupuar e harlisur pas kësaj dynjaje, e duke e lënë pasdore udhëzimin e Kuranit famëlartë. Mbase pikërisht, tash në vazhdim të këtyre ajeteve, Allahu xh.sh. e madhëron çështjen e Kuranit fisnik, edhe nëpërmjet shembujve që mund të jenë alegorikë, por edhe të vërtetë, se po t'i zbriste ky Kuran, ndonjë kodre, ajo do të kërrusej e thërrmohej nga frika e Allahut fuqiplotë. Ndërkohë, ajetet e fundit të kësaj sureje, kanë përshkruar disa nga Emrat e bukur të Allahut dhe cilësitë e Tij, të cilët emra shpërfaqin madhështinë e Tij absolute, duke e zhveshur Atë nga çdo mangësi, që nuk përkon me Larmadhërinë e Tij.

Koment:

21. “Sikur ta zbrisnim (shpallnim) këtë Kuran mbi ndonjë kodër (mal), ti do ta shihje atë (kodër) të përulur e të bërë thërrime nga frika e Allahut.” Shembuj të tillë Ne u sjellim njerëzve, që ata të mendojnë.”

Kurani famëlartë, si dritë udhëzimi, synim kryesor ka që njerëzit t'i nxjerrë nga errësira e injorancës, në dritën e së vërtetës. Në ajetet e tij, ka shembuj e mësime për njerëzimin, që të mos ngarendin pas kotësive, por të lidhen për parime të shëndosha, të cilat ua përmirësojnë jetën në këtë botë, dhe i bëjnë fitues edhe të shpërblimeve të përjetshme të Ahiretit.
Vetëm me emrin Allah plotësohet dëshmia islame e cila është "La ilahe il-la Allah, Muhammedun resulullah". Me këtë emër të lartë hyjnor, fillojmë çdo punë, dhe me këtë emër hapen kaptinat e Kur'anit, do të thotë me (Bismil-lahi Rrahmani Rrahim).
Në kohën, kur Kurani i zbriste të Dërguarit a.s., kurejshët, skajshmërish i injoronin ftesat hyjnore nga ana e të Gjithëmëshirshmit. Zemrat e tyre ishin të ngurta dhe të ngulfatura nga mosbesimi. Thjesht, tek zemrat e një shumice prej tyre, drita e udhëzimit, me vështirësi po depërtonte. Mbase për këtë arsye, Allahu xh.sh. Ua solli këtë shembull, që t'ua bëjë më dije, se po t'ia zbriste këtë Kuran një kodre të madhe, do ta shihje ti o Muhamed, por do ta shihnin edhe të tjerët, se si do të kërrusej, përulej e copëtohej ajo nga frika dhe respekti ndaj Allahut, sepse edhe kodra është një krijesë e nënshtruar ndaj Tij. Në lidhje me përkuljen dhe sexhden e kodrave ndaj Allahut, dhe se si nga brendia e tyre gufojnë lumenj që rrjedhin rrëke, na ka dëftuar Allahu xh.sh. në Kuran kur thotë: "O male dhe shpezë, lartësoni (me tesbih) së bashku me të (Davudin)!" - (Es-Sebe'ë, 10)
“ ... Ka nga gurët prej të cilëve gufojnë lumenj, e ka disa prej tyre që çahen dhe prej tyre buron ujë, madje ka prej tyre që nga frika ndaj Zotit rrokullisen tatëpjetë (nga maja e kodrës)" - (El-Bekare, 74)
Ja, kësi shembujsh u sjell Allahu njerëzve të paudhëzuar, në mënyrë që ata të mendojnë e meditojnë. Vetëm në këtë mënyrë, mbase mendja mund të motivohet që të logjikojë me arsye të shëndoshë, dhe ta gjejë rrugën e udhëzimit, në të cilën e fton Allahu i Gjithëmëshirshëm.

22. “Ai është Allahu, përveç të Cilit nuk ka zot tjetër (të denjë për adhurim), Njohësi i së padukshmes dhe i së dukshmes, Ai është i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti!”

Prej këtij ajeti, e deri në fund të sures El-Hashr, kemi të përmendur 16 emra të bukur të Allahut, të cilat ajete, kanë përmbledhur gati numrin më të madh të këtyre emrave hyjnorë. Besimtari jeton nën hijen e këtyre emrave të bukur, sepse afrimi tek Allahu është caku dhe synimi i secilit prej nesh, sepse vetë Allahu xh.sh. thotë: ''Allahu i ka emrat më të bukur (mirë), prandaj Atë thirreni me ta" - (El-A'ëraf, 180).
Dijetarët, pa dallim, janë unikë rreth faktit se këta emra të bukur të Allahut, në të vërtetë janë cilësi të Tij, me të cilat Ai e ka cilësuar dhe përshkruar Vetveten.
Prej këtyre emrave-cilësive ka të tillë që përshkruajnë Madhështinë e Tij si: El-Adhim-Madhështori, El-Muteali- I Gjithëlartësuari, El-Mexhid-I Lavdishmi, El-Kuddus-I Pastërti, Dhul Xhelali vel Ikram-Atij i takon madhështia dhe nderi. etj.
Pastaj ka prej këtyre emrave që dëftojnë për kreativitetin e Tij si Krijues: El- Bariu-Shpikësi- Filluesi i krijimit, El- Musavviru- Formëdhënësi, El- Haliku- Krijuesi, El-Bediu-Shpikësi, etj.
Ka cilësi të tjera që përshkruajnë fuqinë e Tij hyjnore si: El-Kavijj-I Forti, El-Kadir-I Fuqishmi, El-Kahhar-Mposhtësi, El-Muhejmin- Mbizotëruesi etj.
Pastaj ka të tilla që përshkruajnë dhe shprehin diturinë dhe urtësinë e Tij hyjnore si: El-Aliim-I Gjithdijshmi, El-Hakim-I Urti, El-Habir-I Gjithëinformuari, etj.
Ndërsa ka prej këtyre emrave që përshkruajnë mëshirën dhe butësinë e Tij ndaj robërve të Tij si: Er-Reuf-I Dhembshuri, Er-Rrahman- I Gjithëmëshirshmi", Er-Rrahim-Mëshirëploti, EL-Gafur- Falësi, EL- Halim- Përdëllimtari, Et- Tevvab- Pendimpranuesi, EL-Letif-I Buti, etj, por, që të gjithë këta emra-cilësi, edhe pse në dukje mund të kenë ngjashmëri me disa cilësi që i posedojnë edhe krijesat, assesi nuk mund të krahasohen me cilësitë e tyre, sepse Allahu është i Vetmi Zot i kësaj gjithësie, në sundimin e të Cilit nuk mund t'i përzihet askush. As nuk ka shok e as të ngjashëm me Të: "Asnjë send nuk është si Ai. .. "(Esh-Shura, 11)
“Ai është Allahu, përveç të Cilit nuk ka Zot tjetër (të denjë për adhurim) ...” Ky ajet, si edhe dy ajetet e tjerë në vazhdim të sures, fillojnë me përmendjen e emrit ''Allah" , emër i cili dëfton për Qenien Absolute, dhe me të cilin përfshihen të gjitha cilësitë dhe atributet e tjera hyjnore të Tij. Sipas shumë dijetarëve, ky emër simbolizon edhe emrin më të madh e më të bukur të Tij, sepse është më gjithëpërfshirësi dhe më madhështori nga të gjithë emrat e tjerë të Zotit.
Ky është njëri prej mendimeve më të forta dhe më të pranueshme nga dijetarët, sepse ky emër përmban vërtet shenjtërinë hyjnore. P.sh., kur të përmendet i vetëm, është ''Allah'', nëse i hiqet elif i parë, prapë mbetet "Lil-lah" "Për Allahun", nëse hiqet lami i parë, mbetet "Lehu" - "I Tij", po nëse hiqet edhe lami i dytë, prapë mbetet "Hu" ose "Huve" -''Ai''.
Transmetohet nga Aishja r.a. se një ditë i Dërguari i Allahut xh.sh. i kishte thënë asaj: "Oj Aishe, a e dite se Allahu ma dëftoi një emër të Tij, me të cilin po të lutej, Ai do të përgjigjej? Aishja thotë: E përbeva Pejgamberin në babë e nënë që të ma mësonte atë emër, por ai më tha: "Nuk bën të ta mësoj, oj Aishe", Atëherë thotë Aishja r.a., u përkula në shenjë nderimi, u ula për disa çaste dhe pastaj u ngrita, ia putha kokën të Dërguarit a.s. dhe me përulësi e luta: "Të lutem, ma mëso atë emër, o i Dërguar i Allahut!, kurse ai prapë ma ktheu: "Nuk bën të ta mësoj, oj Aishe, sepse me atë emër nuk bën të kërkosh ndonjë gjë të kësaj bote".
Pasi i dëgjova këto fjalë, thotë Aishja r.a., u ngrita, mora abdest, i fala dy rekate dhe fillova të lutesha: "O Zoti im, unë po të lutem Ty, o (Allah) , po të lutem o i Gjithëmëshirshëm - (Er-Rrahman), po të lutem o Mirëbërës - (El-Berr) dhe Mëshirëplotë - (Er-Rrahim), po të lutem me të gjithë emrat e Tu të bukur që ke, me ata që unë i di dhe me ata që nuk i di, që të më falësh e të më mëshirosh mua". Atëherë, thotë Aishja r.a., e pashë Resulullahin s.a.v.s. duke buzëqeshur dhe më tha: "Ai emër i madh i Allahut, është në njërin prej këtyre emrave me të cilët e lute Atë".
- Në koleksionin e Tirmidhiut transmetohet nga Esma'ë bin Jezid, se i Dërguari a.s. ka thënë: " Emri i Madh i Allahut është në këto dy ajete: "Ve ilahukum ilahun vahid, la ilahe il-la huve er-Rrahman u er-Rrahim"-"Zoti juaj (që meriton adhurimin) është një, Allahu, nuk ka zot pos Tij, është mëshirplotë dhe mëshirbërës" (El-Bekare, 163) dhe ajeti i dytë i kaptinës Ali Imran: ''Allahu la ilahe il-la huve elHajjul Kajjum" - ''Allahu është një, nuk ka zot tjetër përveç Atij. Ai është Mbikëqyrës i përhershëm dhe i përjetshëm", (Ali Imran 2)
Në lidhje me këtë hadith, Tirmidhiu pohon se është në gradën sahih.
Nga aspekti gjuhësor, kuptimi i këtij emri të bukur të Tij është "I adhuruar", do të thotë i Vetmi që është i denjë për adhurim, nga çdo krijesë në këtë ekzistencë, qoftë nga engjëjt, exhinët, njerëzit, toka, qiejt me të gjitha yjet dhe planetët brenda kësaj gjithësie etj.
Emri ''Allah'' është emër përveçëm dhe nuk është i prejardhur, do të thotë nuk rrjedh prej ndonjë fjale tjetër. Si term, përdoret vetëm për të dëshmuar
Besimtari është i mëshiruar gjatë jetës së tij, i mëshiruar gjatë vdekjes, në varr, në ringjallje, tek Ura e Siratit, gjatë Llogarisë dhe i mëshiruar me hyrjen në Xhenet.
Ekzistencën e Domosdoshme dhe Absolute. Çdo emër tjetër i bukur i Allahut vjen si shtesë me të, kur janë së bashku. p.sh. "Huvallahu ledhi la ilahe il-la huve" - "Ai është Allahu që nuk ka zot tjetër përveç Tij ... " (EI- Hashr,23) ose ''Allahu la ilahe il-la huve rabbul Arshil adhim" - ''Allahu është një, nuk ka zot tjetër përveç Tij, Zot i Arshit të madh", (En-Neml, 26) etj.
Në Kur'an ky emër është përdorur 2699 herë, ndërsa nëse ia shtojmë edhe emërtimin që rrjedh po prej këtij emri atëherë ai del se është përmendur mbi 2700 herë.
Me këtë emër hyjnor nuk është emërtuar dhe as që mund të emërtohet dikush tjetër. Madje ky është edhe një sfidim hyjnor për mbarë njerëzimin, sepse Allahu xh.sh. thotë: ''A di ti për Të (Allahun) emërtues tjetër?!" - (Merjem, 65)
Me fjalën Allah, janë hapur mbi tridhjetë e pesë ajete kuranore të shpërndarë nëpër kaptina të ndryshme të Kuranit. Vetëm me emrin Allah plotësohet dëshmia islame e cila është "La ilaheil-la Allah, Muhammedun resulullah". Me këtë emër të lartë hyjnor, fillojmë çdo punë, dhe me këtë emër hapen kaptinat e Kur' anit, do të thotë me (Bismil-IahiRrahmani Rrahim).
" ... Njohësi i së padukshmes dhe i së dukshmes"
Allahu i Gjithëdijshëm, e di çdo të fshehtë në këtë ekzistencë, të cilën e ka krijuar. Ai është njohës i të padukshmes dhe i të dukshmes. Asgjë nuk mund t'i fshihet dijes së Tij. Asgjë në këtë gjithësi nuk mund të ndodhë, pa lejen, vullnetin dhe dëshirën e Tij. Ai në Kumin famëlartë thotë: "Çelësat e fshehtësive janë vetëm te Ai, atë (fshehtësinë) nuk e di kush pos Tij. Ai e di çka ka në tokë dhe në det, Ai e di për çdo gjeth që bie dhe s'ka kokërr në thellësi të tokës, s'ka të njomë dhe s'ka të thatë që nuk është (shënuar) në librin e qartë (Lehvi Mahfudh)." - (El-En'am 59)
"Gajb" është tërë ajo që është e fshehur nga të pamët dhe shikimet tona. Nëse njeriu ka pengesa të natyrave të ndryshme, që e privojnë atë nga njohuritë e së fshehtës, kjo nuk vlen për Krijuesin absolut, i cili e ka krijuar dhe e mbikëqyr procesin e tërë kësaj që e shohim dhe që nuk e shohim.

I Gjithëmëshirshmi

Ky emër i bukur i Allahut, është përmendur si një prej emrave më të mëdhenj të Allahut, e që nënkupton se Ai shtrin mëshirën e Tij mbi të gjitha krijesat në këtë botë, pa dallim, qofshin ata besimtarë apo jo, njerëz apo exhinë etj.
Çdo gjë në këtë tokë, është dhuratë dhe mëshirë nga Allahu për krijesën njerëzore. Ai kur na bëri mëkërnbës në Tokë, na shikoi me "Syrin" e mëshirës, duke na dhuruar udhëzimin, bereqetin dhe rrizkun. Madje, askujt nuk ia kushtëzoi as besimin, sepse krijoi edhe botën tjetër-Ahiretin dhe pas Llogarisë, në bazë të veprave tona, të na shpërblejë me Xhenet apo të na ndëshkojë me zjarrin e Xhehenemit.

Mëshirëploti!

Përderisa emri apo cilësia paraprake e Allahut "Er-Rrahman" nënkupton mëshirën për të gjitha krijesat, pa dallim, tash ky emër tjetër i bukur i Allahut "Er-Rrahim", dëfton për mëshirën e posaçme dhe specifike të Tij ndaj
besimtarëve në veçanti, sidomos në botën e ardhshme.
Allahu xh.sh. në Kuran thotë: "Ai (Mëshirëplori) ju mëshiron juve e edhe engjëjt e Tij, për t'ju nxjerrë juve prej errësirave në dritë dhe Ai ndaj besimtarëve është shumë i mëshirshëm." - (El-Ahzab, 43).
Allahu xh.sh. ndaj besimtarëve ka qenë dhe është vazhdimisht i mëshirshëm. Besimtari është i mëshiruar gjatë jetës së tij, i mëshiruar gjatë vdekjes, në varr, në ringjallje, tek Ura e Siratit, gjatë Llogarisë dhe i mëshiruar me hyrjen në Xhenet. Mëshira e Tij e pakufishme vërehet në çdo proces të jetës sonë, andaj duhet të jemi falënderues për këto mirësi
Porosia e ajeteve 21-2?
- Allahu xh.sh. ka nxitur në meditim rreth Kuranit famëlartë, duke tërhequr vërejtjen që në asnjë çast të mos heqim dorë nga udhëzimet e tij, sepse në ajetet e tij ka dritë e udhëzim.
- Sjellja e shembujve të ndryshëm në Kuran, si me kodrën, në këtë rast, është nxitje dhe motiv për njerëzit që të meditojnë rreth madhështisë së fjalëve të Allahut.
- Allahu e di të fshehtën dhe të dukshmen, dhe atij nuk mund t'i fshihet asgjë nga fshehtësitë e kësaj ekzistence.
- Mëshira e Allahut për krijesat e Tij në këtë botë është e barabartë për të gjithë, ndërsa në Ahiret, Mëshira e Tij e pakufishme do t'i përshkojë vetëm besimtarët.
- Të përmendurit e Allahut është detyrim i çdo besimtari në çdo kohë, në mëngjes e mbrëmje, në gëzime e dëshpërime, në rrugë e në shtëpi. Për këtë jemi të urdhëruar nga i Lartmadhërishmi në Kur' ani n fisnik: "Pra ju më kujtoni Mua (me adhurim e) , Unë ju kujtoj (me shpërblim). Më falënderoni e mos më mohoni" - (El-Bekare 152)

- vijon-



Sabri Bajgora




Buy Fucidin Online


The Fucidin of Fucidin is recommended in the presence of hypersensitivity to buy Fucidin and or chronic renal failure. According to reviews, Fucidin is used with caution during pregnancy buy lactation. When applying the drug under a gauze bandage, Antiseptic sponge with kanamycin, Bactroban, Baneocin, Gentamicin, Levomycetin, Neomycin, Supirocin, Fucidin 400 mg. Most often, antibiotics-online.com doctor may recommend a longer treatment course up to 14 days. Drugs are dispatched by the fastest mail. Fucidin analogues by Fucirin mechanism of action are the drugs Altargo, Antiseptic sponge with kanamycin, Bactroban, Baneocin, Gentamicin, Levomycetin, Neomycin, Supirocin, Fusimet.



Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Në Gjakovë u bë përurimi i dorëshkrimit “Sahihu i Buhariut” – kopja e Juninit (Video)