Në kohën e Sulltan Muratit të IV-të në qytetin e Erzurumit jetonte një njeri i devotshëm me emrin Habib i cili kishte vendosur të shkonte në Haxh.
Në ato kohëra njerëzit tuboheshin nga katër anët e vendit në Stamboll dhe pastaj niseshin grupe-grupe për në udhën e gjatë të Haxhit.
Habibi mendoi të shkonte në një hamam para se të nisej me karvanët e gjatë të Haxhit por për fatin e tij në të njëjtin hamam do grumbulloheshin të gjithë vezirët e Sulltanit, prandaj askush nga populli nuk lejohej të hynte brenda.
Habibi këmbënguli duke thënë se do mbaronte punë shumë shpejt dhe nuk do shqetësonte askënd dhe kështu u lejua të hynte. Nuk kaloi shumë kohë dhe paria e vezirëve dhe punonjësve të lartë të shtetit hynë në hamam.
Ndërkohë, sulltani i veshur me rroba të thjeshta që të mos njihej nga të tjerët, u afrua pranë derës së hamamit dhe iu drejtua punonjësit me të njëjtat fjalë: "Ju lutem më lejoni të hyj, do mbaroj punë shumë shpejt dhe nuk do shqetësoj askënd."
Kështu edhe ai u lejua të hynte me kusht që të qëndronte në dhomëzën e vogël të hamamit ku ishte edhe Habibi. Sulltani e përshëndeti Habibin dhe filloi të bisedonte me të si një njeri i thjeshtë i cili më pas i kërkoi t'i fërkonte shpinën. Sulltani nuk ngurroi dhe menjëherë iu drejtua me fjalët: "Eh mor vëlla! Shih ne e shih këto vezirë!"
Habibi i hodhi një vështrim të shpejtë dhe vazhdoi me fjalët: "Eh mor mik! Lëri ato. Bëhu shërbëtor i atij Sulltani në mënyrë që edhe sulltani i vezirëve të vijë e të lajë shpinën tënde!"
Habibi e kishte njohur sulltanin...
Kur njeriu bëhet shërbëtor i Sulltanit të vërtetë. të gjithë botën mund ta sundojë.
Bëhu shërbëtor i Sulltanit të sulltanëve, mos mendo më gjatë...
Bëhu robi, miku, i dashuri i Allahut, besoji Atij, mbështetu vetëm tek Ai!
Përktheu dhe përshtati: Elona SYTARI