Ngjarje mahnitëse e cila mbart një mësim të madh: Djali i ndershëm dhe molla

Tregohet se një djalë i ri bashkë me mikun e tij kishin dalë për të kërkuar riskun apo për të gjetur punë.
Gjatë udhëtimit ata kaluan pranë një kopshti me pemë. Djaloshi i uritur, nga një pemë këputi një mollë që ta hante. Miku i tij, i ndershëm dhe i drejte i tha:
- Ku more atë mollë?
- Këtu afer tek ai kopsht, i tha djali.
- Zoti na ruajt, e more hakun e tjetrit.
Djali u shtang dhe i befasuar tha:
- Do të shkoj që t’i kërkoj hallallin.
Shkoi djali dhe aty gjeti një njeri, e përshëndeti dhe i kërkoj hallallin për mollën.
Por, njeriu i tha:
- Unë nuk jam pronari, unë jam vetëm një punonjës. Nëse dëshiron të kërkosh hallall duhesh të shkosh në këtë vend sepse aty gjendet pronari i këtij kopshti.
Djali tha me vete për një mollë do të shkoj aq largë dhe në fillim u step, por miku i mirë i tha: distanca është pak e largët, por Dita e Gjykimit është afër, si mund t’ia hash hakun tjetrit.
Nga fjalët e mikut, djali ndërroi mendjen dhe vendosi të shkonte. Kur mbërriti, atje gjeti një njeri të thyer në moshë, e përshëndeti dhe i tha:
- Kam udhëtuar vetëm për një qëllim, që t’ju tregoj se kam këputur një mollë nga pema e juaj prandaj erdha që të kërkoj hallallin.
I moshuari u habit. Një djalë i ri, për një mollë erdhi aq larg vetëm se ka frigë Krijuesin. Në fillim u befasua, por më pas i pëlqeu prandaj vendosi ta vëjë në provë.
- Jo, birë, nuk ta bëj hallall, i tha i moshuari.
- Jam gati të bëj çfarë të duash, vetëm të ma bësh hallall, i tha i djali.
- Mirë atëherë, do të punosh në kopshtin tim dhe do të më shërbesh mua, e pastaj shohim, tha i moshuari.
Djali pranoi, pasi që edhe ashtu kishte dalë në kërkim të punës.
Gjatë kohës që djali punonte, njëriu i moshuar vërejti tek ai një karakter shumë të fortë, besnikëri dhe devotshmëri të cilën nuk e kishte vërejtur tek të rinjtë tjerë.
Pasi u mendua gjatë, i moshuari i tha djalit:
- Do ta bëj hallall vetëm me një kusht.
- Çfarë kushti? i tha i riu
Dua të martohesh më vajzën time, ia ktheu i moshuari.
Djali i ri një herë mendoi. Por, pasi që i kishte ardhë edhe koha për martesë pranoi. Por, aty mori një përgjigje që e tronditi.
I moshuari i tha:
- Vajza ime nuk shikon, nuk ecë dhe nuk dëgjon.
Djaloshi u trondit, iu duk se i ra qielli mbi kokë dhe tha:
- Për një mollë do të më japësh një barrë kaq të madhe mbi shpinë. Por, gjithsesi e pranoj kushtin, dhe i lutem Allahut të më ndihmojë.
Pasi pranoi, i moshuari vendosi t’i takoj. Pasi hyri në dhomë i riu u befasua!. Vjaza ishte shumë e bukur, ajo ecte, shikonte dhe dëgjonte. I habitur e pyeti të moshuarin:
- Si ka mundësi, ngase ju më thatë se vajza juaj nuk ka këmbë e duar, sytë nuk i shohin dhe veshët nuk i dëgjojnë.
- Të vërtetën të kam thënë, i tha i moshuari. Nuk ka asnjë gabim këtu. Të kam thënë se vajza ime nuk ka këmbë e duar sespe ajo nuk ka prekur asgjë që nuk i përket asaj. Dhe nuk ka shkelur në asnjë vend që e ndalon feja jonë. Të pata thënë se ajo nuk sheh. Ajo nuk ka parë asnjëherë një pjesë të trupit që e ka të ndaluar. Të pata thënë se nuk dëgjon, ajo nuk ka dëgjuar kurrë fjalë harami.
Nga fruti i kësaj martese ka lindur një nga dijetarët më të mëdhenj të botës islame, Ebu Hanifja.