Padrejtësia sjell telashe


Të gjitha falënderimet i takojnë Krijuesit te Gjithëmëshirshëm, i cili ndihmon bamirësit dhe shkatërron zullumqaret - tiranët.

Salavatet dhe selamet më të bukura qofshin për zotërinë tonë Muhamedin a.s., familjen e tij të nderuar, sahabët e tij besnik dhe të sinqertë dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri ne Ditën e Gjykimit.
Të dashur vëllezër!
Drejtësia është themeli më i fortë mbi të cilin qëndron shoqëria dhe shteti. Sot, do të flasim për temën: “Padrejtësia lindë përçarjen”. Padrejtësia lind shumë të këqija dhe e keqja më e madhe është “përçarja”. Allahu xh.xh. thotë se fitnja – përçarja janë 'më të rënda dhe më të këqija' se sa vrasja.
Vrasja vret një person. Përçarjet i privojnë njerëzit jo vetëm nga jeta, por edhe nga besimi, inteligjenca dhe nderi. Vijnë në një gjendje kur shpirti, për shkak të padrejtësive të mëdha, dhemb, kur mendja ngatërrohet dhe kur nderi – morali shitet për një çmim shumë të ulët. Kurani thotë e historia dëshmon, se asnjë komb - popull kurrë nuk është zhdukur ndonjëherë për shkak të fuqisë së armikut të tij, por për shkak të dobësive të tij. Secili prej nesh është miku më i mirë i vetvetes, por edhe armiku me i madh i vetvetes.
Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë se Allahu xh.sh. ‘e lë zullumqarin për një kohë’ por kur Ai vendos ta shkatërrojë për zullumin e tij, nuk ka njeri që mund ta shpëtojë.
Të nderuar vëllezër, ju e dini se më të përgjegjshmit në shtet dhe shoqëri janë ata që e kanë pushtetin, pra pushtetarët dhe komuniteti akademik. Për të parandaluar padrejtësinë, e bashkë me të edhe përçarjen, ata duhet të përpilojnë ligje që prodhojnë drejtësi - ndershmëri dhe pa anësi. Ligjet që njerëzit i respektojnë, sepse e kuptojnë se janë të dobishme për të gjithë dhe se është më mirë të sundosh me ligj, sesa ta shkelësh atë. Ligjet duhet të mbrojnë moralin. Është lehtë të përpilosh një ligj që nuk është në të njëjtën kohë edhe moral. Por, një musliman e di se morali është më i lartë – më i vlefshëm se ligji. Nuk është gjithmonë morale ajo që lejohet me ligj. Amorale d.m.th. ligjet e padrejta në vend të rendit, prodhojnë vetëm çrregullim.
Dijetari i famshëm mysliman, themeluesi i sociologjisë - shkencës së shoqërisë, Ibn Halduni, paralajmëroi për rrezikun e padrejtësisë (shtypjes) që shkakton telashe të ndryshme. Ai thotë: “Sa më shumë njerëzit humbasin besimin te ligji dhe drejtësia, aq më shumë shtohet kaosi dhe është shenja e parë e nevojës për reforma. Ligji (drejtësia) është mendja - inteligjenca e një kombi - populli dhe kur e humbin, pra ligjin e humbin mendjen”. Dhe ne vazhdim ai thotë: “Një nga padrejtësitë më të rënda dhe më e rrezikshmja për rrënimin e shoqërisë është detyrimi i padrejtë dhe shfrytëzimi - eksploatimi i pa drejtë i klasës punëtore”. “ Sulmi – plaçkitja e pasurisë së popullit e zhdukë iniciativën për fitimin e pasurisë, sepse ata e shohin se qëllimi i asaj padrejtësie është që njerëzit të mbeten pa pasuri. Kur iniciativa zhduket, duart nuk kanë fuqi dhe njerëzit nuk bëjnë më përpjekje për të arritur diçka.” …”Nëse vjen deri te rënia e vullnetit - dëshirës për të fituar mjete për jetesë dhe nëse duart e tyre dobësohen për të fituar të ardhura, atëherë tregu dhe e gjithë situata sociale dështojnë dhe njerëzit lëvizin - emigrojnë në vende të tjera në kërkim të lumturisë që u është zhdukur. Popullsia po zvogëlohet, familjet po pakësohen, qytetet po shemben. Shpërbërja e shoqërisë çon në rënien e shtetit dhe të pushtetarëve, sepse ata janë vetëm forma të jetës shoqërore, dhe forma humbet domosdoshmërisht nëse humbet materia”. Këto fjalë ngrenë pyetjen: "Kujt i duhen partitë dhe qeveria - nëse nuk ka njerëz!"
Ibn Khalduni këshillon: “Pushteti mbahet nga ushtria (sot do të thoshim policia, gjyqësori dhe prokuroria), ushtria mbahet nga prona (paratë), prona shtetërore sigurohet nga taksat, taksat përdoren për të ndërtuar dhe përparuar shtetin, ndërtimi arrihet me drejtësi, drejtësia arrihet me përmirësimin e gjendjes - prosperitetit te punëtorëve, e prosperiteti dhe përmirësimi i gjendjes se punëtorëve arrihet me ndershmërinë e ministrave (d.m.th. të gjithë qeverisë).
Në veprën e tij ai tregon për një tjetër pasojë të padrejtësisë, e cila dëshmon se edhe pse koha dhe rrethanat kanë ndryshuar, disa gjëra mbeten të njëjta.
Ai thotë: "Kur shtetet fillojnë të shpërbëhen, shumohen – shtohen gënjeshtarët e mendjemëdhenjtë, thashethemet përhapen, njerëzit përfshihen në debate shumë të gjata dhe të kota, njohuritë e vërteta zvogëlohen dhe konfuzione - dyshimet rriten."
Ku është rruga për të dalë!? E përsëris, zgjidhja është drejtësia. Në shoqëri, ajo zbatohet përmes ligjeve të mira, të drejta, të barabarta për të gjithë njerëzit, por në jetë drejtësia vjen nga zemra. Duhet të kesh një zemër të pastër. Nga një zemër e pastër gjithçka fillon e bukur, e drejtë, dhe e ndershme. Së pari duhet të jemi të drejtë me veten dhe familjen tone, kështu që atëherë prisni drejtësi nga njerëzit. Dhe si të arrihet kjo!? Shumë lehtë. Ti mundesh!
Pejgamberi a.s. tha: "Nuk është besimtar i vërtetë ai që nuk e do per vëllanë e tij atë që do për vete."
Bëni vetëm atë që nuk do ta kishit problem, atë që e bën çdo njeri. Mos ua bëni të tjerëve, atë që nuk doni që të tjerët tua bëjnë juve!
Lusim Allahun xh.sh që të na ndihmoj, të na lehtësojë dhe të na udhëzojë që të jemi të drejtë ndaj vetes, familjes, dhe ndaj mbarë shoqërisë. Amin!!!!!!



Hfz. Fahir ef. Arnaut
Përshtati nga gjuha boshnjake
Esat ef. Rexha


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Kumtesa e Dr. Valon Myrta në Dëgjesën - Konfigurimi i zbatimit të Islamit për një shoqëri në ndryshim