Republika Çeke u formua më 01.01.1993, pas ndarjes së Çekosllvakisë. Vendi ndodhen në Evropën e mesme. Përveç çekëve në këtë vend banojnë edhe kombësi të tjera si: moravianët, silezianët, sllovakët, gjermanët, polakët, romët etj.
Në vitin 1934, nën udhëheqjen e gazetarit çek Muhamed Brikcius themelohet Komuniteti Fetar Musliman për Çekosllovakinë, më qendër në Pragë. Në krijimin e këtij komuniteti morën pjesë jo vetëm çekët e konvertuar në Islam, por edhe institucionet e huaja islame dhe misionet diplomatike të disa vendeve islame. Gjatë periudhës së regjimit komunist, aktivitetet e këtij komuniteti nuk ishin ndakuar krejtësisht.
Në dritën e marrëdhënieve të mira mes Çekosllovakisë komuniste dhe disa vendeve muslimane me regjime të majtë, ishte e vështirë për komunistët shtypja e plotë e komunitetit musliman (edhe pse i vogël në numër), dhe për këtë komunistët e "toleruan" ekzistencën e tij.
Pas 1989, aktivitetet e muslimanëve çekë u intensifikuan. Disa të rinjë çekë ishin mjaft të interesuar për botën islame dhe ky interes u mbështet edhe nga komuniteti musliman çek. Në vitet 1990, muslimanët me shtetësi çeke ranë në kontakt me muslimanët e sapoardhur në territorin në territorin e Çekisë. Marrëdhëniet e mira të sipërpërmendura mes regjimit komunist çekosllovak dhe qeverive të majta të vendeve islame bëri të mundur ardhjen e studentëve dhe punëtorëve nga këto vende.
Disa prej tyre qëndruan në territorin çek, ose sepse u martuan me shtetas/ e çekë, ose për arsye të tjera.
Për shkak të migrimit dhe pozicionit gjeografik të Çekisë, numri i të huajve që vijnë nga vendet muslimane dhe vendosen në territorin çek është në rritje. NJë rol të veçantë luajnë muslimanët e vendeve të Azisë Qendrore dhe të Kaukazit, që më parë kanë qenë në ish-Bashkimin Sovjetik, port ë shumtë janë edhe të ardhurit nga Bosna dhe Hercegovina, Afganistani, Pakistani, Sri Lanka e kështu me radhë.
Në ditët e sotme, numri i muslimanëve në Çeki është rreth pesëmbëdhjetë mijë, prej të cilëve mbi 500 janë çekë etnikë.
Muslimanët e Çekisë kanë disa organizata. Më e rëndësishmja prej tyre-Qendra e Komuniteteve Fetare a Muslimane, e cila, megjithatë, nuk është e regjistruar si një komunitet fetar - u themelua në vitin 1991. Ajo udhëhiqet nga Muhamed Ali Šilhav?, nga Toebíe.
Suksesi më i madhë i kësaj qenre ka qenë hapja e një xhamie në Bërno, në vitin 1998, me gjithë valën e protestave në nivelin komunal në vitet që i paraprinë ndërtimit të kësaj xhamie. Në vitin 1996, edhe në Teplice u planifikua ndërtimi i një xhamie, por për shkak të protestave të banorëve vendas ajo nuk u ndërtua.
Në Pragë gjenden edhe disa vendnamaze islame. Njëra prej tyre, që i shërben nevojave të qytetarëve turq, u themelua nga Qendar Kulturore Islame për Çekinë.
Për të përfituar status ligjor, muslimanët çekë themeluan Fondacionin Islam në Pragë dhe Fondacionin Islam në Bërno. Organizata të tjera janë: Unioni Musliman, i regjistruar në vitin 2000 si një komunitet civil; Unioni Gjeneral i Studentëve Muslimanë; Lidhja e Muslimanëve Çekë dhe Unioni Islam-Klubi Miqtë e Kulturës Islame.
Në Republikën Çeke, informacion rreth muslimanëve mund të gjeni edhe në faqet e internetit www.islam.cz , www.muslim.cz , www.muslmim-info.cz dhe www.islam-kultur.cz .
Organizatat e mësipërme fokusohen më shumë në jetën fetare islame. Ato janë të përfshira në negociatat politike si një grup interesi veçanarisht dhe kryesisht gjatë regjistrimit të vendnamazeve dhe ndërtesave të tjera që i shërbejnë komunitetit islam. Përveç kësaj, këto organizata mbajnë leksione dhe organizojnë ekspozita mbi aspektet e ndryshme të Islamit (përfshirë qëndrimin e islamit ndaj demokracisë dhe të drejtave të njerut), dhe komentojnë ngjarje të mëdha që lidhen me islamin ose muslimanët.
Në kërkimin e tyre për qetësinë shpirtërore, shumë çekë po pranojnë islamin dhe po formojnë një komunitet të vogël port ë gjallë musliman në njërin prej vendeve më pak fetar të Evropës.
Islami çekëve iu prezentua kryesisht nga emigrantët e vendeve islame që erdhën të jetonin dhe të studionin në këtë vend pas Luftës së Dytë Botërore.
Vladimir Sanka, udhëheqës i Qendrës Islame, me seli në kryeqytetin Çek, në Pragë, është njëri nga disa qindra të konvertuarve të rinjë në Islam në mbarë vendin dhe njëri prej 15 mijë muslimanëve që banojnë në Çeki. Ky vend kryesisht ateist dhe katolik ran ë kontakt me islamin disa dekada më parë, në find të regjimit komunist.
Sanka, 40 vjeçar, lindur në një familje ateiste, mori një arsimim ateist në shkollë dhe në universitet si të gjithë çekët. Nëntë vjet më parë ai pranoi islamin. Në vitin 1995, Sanka bëhet drejtues i Qendrës Islame dhe imam në xhaminë e vetmë të Pragës. Sipas tij, çdo gjë në shoqërinë çeke ishte e orientuar drejt gjërave dhe aktiviteteve materiale. Ai vetë e ndiente mungesën e shpirtërores. Në këtë mënyrë ai gjeti Zotin. Ai sot beson se ka Zot. Ai Zot krijoi universin dhe është mbi çdo gjë, Ai na sjell drejtësi dhe çdo gjë tjetër.
Sipas Sankës, vetëm islami i përshtatet plotësisht vizionit të tij dhe njëkohësisht nuk hedh poshtë mesazhet e Judaizmit dhe të Krishterimit.
Sipas tij, islami është shumë i thjeshtë, shumë i qartë, praktik dhe përfaqëson një mënyrë logjike të jetës së përditshme. Komuniteti Musliman në Republikën Çeke, një ndër vendet më pakë fetare të Evropës, është i vogël, por shenjat e rritjes mund të shihen fare qartë. Shumë musliman ende vijnë për të jetuar dhe studijuar në Çeki. Sot në Çeki ekziston një tendencë e të rinjëve për t'u konvertuar në Islam në kërkim të shpirtërores.
Ondrej Mashatov është një tjetër çek, 34 vjeçarë, që u konvertua në Islam pas një kërkimi të gjatë shpirtëror. Ai ishte ateist gjatë tërë jetës së tij, por kur mbushi 17 vjeç filloi të kërkojë për ndonjë hapësirë për shpirtëroren në jetën e tij. Dhe ndër shumë, shumë eksperienca-disa vjet në një manastir katolik shumë strict në Francë-ai e gjen të vërtetën. Ai vizitoi Egjiptin dhe kultura arabe nisi të bëhej më e qartë për të.
Mashatov thotë se udhëtimi i tij shpirtëror ishte e cekët deri në atë ditë kur takoi një grua arabe, e cila do të bëhej gruaja e tij e ardhme.
Mashatov thotë se jeta e tij e tanishme është balancuar, por preferon të mos e shprehë shumë hapur besimin e tij fetar. "Ju mund ta tregoni atë me veprimet tuaja të përditshme. Nuk keni nevojë të thuani 'Jam musliman.' Ju veproni si i tillë dhe nuk ka nevojë që të gjithë ta dinë se çfarë jeni dhe kush jeni. E rëndësishme është që të veproni, të rëndësishme janë marrëdhëniet tuaja me njerëzit, me Zotin, me pjesën tuaj shpirtërore."
Sipas Tomas Halikut, professor i filozofisë dhe i fesë në Charles University në Pragë, mungesa e njohurive të përgjithshme rreth fesë i bën çekët më të ndikueshëm.
Sipas tij, çekët nuk janë shumë të informuar rreth historisë së feve. Dhe situata në Çeki është pak e veçantë, duke qenë se të gjitha fetë u shtypën nga regjimi komunist. Edhe sot kultet fetare nuk kanë shumë vend në jetën publike të Çekisë. Të shumtë janë njerëzit që nuk kanë asnjë eksperiencë të jetimit të një besimi fetarë dhe ende kanë disa paragjykime ndaj fesë. Në këtë mënyrë, nëse hasin në persona fetarë interesantë, ata janë të hapur për konvertim.
Dyzet vjet pas shtypjes zyrtare, në regjistrimin zyrtar përfshihet edhe një pyetje mbi besimin fetar. Rezultatet tregojnë se më shumë se 50% e popullsisë e përshkruan vetveten si ateiste dhe jofetare. Në Boheminë veriore ky grup shkon deri në tre të katërtat e popullsisë. Rezultatet e regjistrimit janë si më poshtë: Përqindja e popullsisë që e përshkruan veten "fetare": 43.9%; prej tyre katolikë romanë janë 39%, protestantë 2%, husitë çekë 1.7%, të tjerë 0.7%, ateistë 39.9%, të paidentifikuar 16.2%.
Islami nuk është një fe e njohur nga shteti në kushtëtutën çeke dhe muslimanët po përpiqen, me përkrahjen e diplomatëve të vendeve islame, që të gjejnë një rrugë për të fituar disa të drejta.
Shumë prej qyteteve çeke kanë pasur vendnamaze, por ngjarjet pas 11 shtatorit 2001 kanë bërë që shumë prej tyre të mbyllen.
Ebu Derar Omari, imam i xhamisë së kryeqytetit, shprehet se rreth 400 deri 500 muslimanë vijnë çdo të premte për të falur namazin e xhumasë në xhaminë e tij, e cila qëndron hapur 24 orë për besimtarë që duan të falin pesë vaktet e namazit, që duan të mësojnë arabisht, të lëxojnë libra islame të përkthyera në gjuhën çeke ose thjesht të mësojnë diçka më shumë rreth islamit.
Këto aktivitete më shumë zhvillohen gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, kur çdo natë falet namazi i Taravisë dheë njerëzit i përkushtohen më shumë besimit të tyre, duke kaluar më shumë kohë në xhami, duke u falur dhe duke lexuar Kur'an.
Por shteti, megjithatë, zyrtarisht nuk e njeh islamin. Regjimi komunist ia hoqi islamit statusin e një besimi të njohur nga shteti pas Luftës së Dytë Botërore. Për rrjedhojë , muslimanët falen vetëm në "qendra kulturore". Ata nuk mund të organizojnë martesa fetare, nuk mund të kenë shkolla të tyre dhe nuk mund të sigurojnë mbështetje shpirtërore në spitale, burgje ose kampe refugjatësh. Ata nuk mund të veprojnë si një etnitet ligjor në vete, çka e vështirëson shumë punën e tyre.
Por, qeveria çeke kohët e fundit ka miratuar një ligj mbi lirinë fetare, që do ta bëjë më të lehtë për komunitetet e vogla fitimin e statusit zyrtar. Nëse do të aprovohet edhe nga parlamenti, muslimanët e Çekisë do të rifitojnë status zyrtar. Ligjet e tanishme i japin status zyrtar vetëm komuniteteve fetare që arrijnë të sigurojnë 10.000 nënshkrime të rezidentëve të përhershëm të rritur dhe besimtarë. Për komunitetin Islam të Çekisë, i përbërë më së shumti nga studentë dhe emigrant të huaj, kjo ka qenë nnjë detyrë tepër e vështirë. Nën ligjin e ri, kjo gjë do të jetë e mundur me vetëm 300 nënshkrime.
Sipas zëdhenëses së MInistrisë së Kulturës, kjo situatë është në dobi të islamit. Çdokush duhet të jetë i lirë të ketë komunitetin e vet. Kjo është një gjë e mirë për kulturën e Çekisë.
Mëgjithatë, nuk është gjithçka kaq e lehtë. Fitimi i të drejtve më të mëdha që muslimanët të kërkojnë-ngritja e shkollave, kryerja e martesave etj.-do të kërkojë një periudhë pritjeje 10 vjeçare dhe 20.000 nënshkrime.
Edhe imëmi i Qendrës Kulturore Islame të Pragës është i kënaqur që një ditë qendra e tij në Pragë do të mund të quhet një xhami, por sigurimi i 20.000 nënshkrimeve është një goditje për komunitetin e tij, i cili nuk mund t'i siguroj ato. Të drejtat e vërteta vijnë vetëm me regjistrimin e dytë.
Megjithëse duket si një hap i madh në ndihmë të komunitetit islam., në të vërtetë muslimanët nuk mendojnë ashtu.
Xhamia e parë në Republikën Çeke ishte caktuar të hapej në qytetin jugor të Bërnos. Hapja e kësaj xhamie erdhi pas një fushate disa vjeçare të komunitetit islam të këtij qyteti, fushatë që u përball me një opozitë të ashpër nga banorët vendas.
Kjo xhami tani shërben si një vend ku falet namazi jo vetëm për turistët dhe njerëzit nga vendet e tjera islame që banojnë në Çeki, por edhe për komunitetin musliman vendas të përbërë nga disa qindra besimtarë.
Xhamia, gjithashtu ka një librari dhe përdoret edhe për mësimin e Kur'anit dhe gjuhes arabe. Komuniteti musliman i këtij qyteti përfshin studentë dhe biznesmenë që qëndrojnë aty përkohësisht ose përgjithmonë, e sidomos kur janë me familje. Komuniteti musliman në Berno, qyteti i dytë i Republikës Çeke, e ka pritur me padurim këtë xhami. Udhëheqësi i këtij komuniteti, Muhamed Ali Silhavy, thote se deri më tani muslimanët kanë qenë të detyruar t'i kryejnë ceremonitë e tyre fetare në ambiente të sajuara dhe të marrura me qira. Fushata për ndërtimin e kësaj xhamie ka zgjatur disa vjet, ndërkohë që kundërshtarët e saj kishin frikë se xhamia do ta ndryshonte karakterin e Bërnos, që njihet për krenarinë e theksuar lokale.
Sipas Muhamed Ali Silhavyt, ideja e xhamisë në Bërno ka patur sukses pasi ky qytet ka numrin më të madh të muslimanëve në gjithë vendin.
Ai nuk lë pa përmendur se xhamia në Bërno e shoqëruar nga një library fetare dhe një qendër studimi, u ndërtua me paratë e dhuruesve të ndryshëm të komunitetit musliman vendas.