Burri i thotë gruas: “Më mungojnë prindërit, vëllezërit dhe fëmijët e tyre, ka kohë që nuk i kam parë, nesër do t'i ftoj për drekë”.
Gruaja me gjysmë zëri i thotë: "Inshallah".
Të nesërmen në mëngjes burri shkoi në punë dhe u kthye në shtëpi pak më herët se zakonisht.
"Prindërit e mi do të vijnë pas një ore, ku është ushqimi?" e pyet burri gruan.
"Jo, nuk kam përgatitur asgjë, sepse ata janë prindërit e tu, nuk janë të huaj dhe mund të hanë atë që është në shtëpi", iu përgjigj gruaja.
"Allahu të faltë, po pse nuk më the dje që nuk do të përgatisësh asgjë sepse për një orë ata do të jenë këtu”, i thotë burri.
“Thirri, kërko falje dhe thuaju të mos vijnë... ata nuk janë të huaj, por prindërit e tu dhe tu do të të kuptojnë”, i thotë gruaja.
Burri largohet nga shtëpia, i pikëlluar dhe i zhytur në mendime.
Pas një kohe të shkurtër, bie zilja. Gruaja e hap derën dhe habitet kur i sheh prindërit, vëllezërit e saj dhe fëmijët e tyre.
"Ku është burri yt?" e pyeti babai i saj.
“Ai doli pak më parë”, u përgjigj ajo.
Babai i saj i acaruar i thotë: "Por, burri yt na ftoi dje për drekë, e tani nuk është këtu".
Gruaja e mërzitur e thirri burrin dhe e pyeti me inat: “Pse nuk më tregove që i ftove prindërit e mi për drekë?”.
"Prindërit e mi janë prindërit e tu dhe prindërit e tu janë prindërit e mi, për mua nuk ka dallim mes tyre", i përgjigjet burri me një ton të qetë.
Gruaja e ndërpreu me inat: “Tu lutem, ndalu në një restorant luksoz dhe na sjell ushqim të mirë, sepse në shtëpi nuk ka asgjë që mund t’u ofroj.
Burri i relaksuar i përgjigjet: “Tani jam shumë larg shtëpisë, ata janë prindërit e tu, e jo “të huaj”, mund t’u ofrosh për drekë atë që ke menduar t’u japësh prindërve të mi”.
Mesazhi i tregimit:
Baza dhe themeli i një marrëdhënie të shëndoshë është respekti reciprok.