Vërtetimi i ekzistencës së Allahut të plotfuqishëm, nëpërmjet argumenteve lëndore në këtë gjithësi
“Nëse ti (o Muhamed) i pyet ata: “Kush i ka krijuar qiejt dhe thuaj: “Qoftë lavdëruar Allahu!” Por, shumica e tyre nuk dinë. Tokën?”, me siguri që do të të thonë: “Allahu!” (Atëherë ti) Allahut i përket gjithçka, që gjendet në qiej dhe në Tokë. Vërtet, Allahu është i Vetëmjaftueshmi dhe i Denji për lavdërim. Sikur të gjithë drurët që gjenden në Tokë, të ishin lapsa dhe sikur detit t’i shtohen edhe shtatë dete të tjera (me ngjyrë shkrimi), nuk do të shtereshin fjalët e Allahut. Pa dyshim, Allahu është i Plotfuqishmi dhe i Urti. Krijimi dhe ringjallja juaj është njësoj si krijimi i një njeriu të vetëm; vërtet, Allahu i dëgjon dhe i sheh të gjitha.” – (Llukman, 25-28)
Shkaku i zbritjes së ajetit 27
Hebrenjtë e kishin pyetur të Dërguarin e Allahut rreth shpirtit, derisa ky ende ishte në Mekë, për çka kishte zbritur ajeti i 85 i sures “El-Isra’ë”. Pasi i Dërguari i Allahut u shpërngul në Medinë, ata erdhën e i thanë: - Na ka ardhur një lajm se ti ke thënë për neve: “Të pyesin ty për shpirtin; Thuaj: “shpirti është çështje që i përket vetëm Zoti tim, e juve ju është dhënë fort pak dije” (Isra’ë, 85) . A na ke pasur neve si synim me këtë apo popullin tënd? - Të dyja palëve ju kam pasur synim,
- iu përgjigj i Dërguari i Allahut.
- Në atë që ti po thua se po të zbret, është thënë se neve na është dhënë Tevrati, në të cilin ka dituri të shumta për çdo gjë, - vazhduan t’i thoshin ata.
- Kjo në krahasim me Dijen e pakufishme të Allahut është pak, por në atë që ua ka dhënë Allahu xh.sh., do të keni dobi nëse i përmbaheni dhe punoni me të, - iu tha i Dërguari i Allahut.
- O Muhamed, si mund të supozosh këtë, kur ti pretendon se të ka zbritur: “e kujt i është dhënë urtësia, i është dhënë mirësi e shumtë” – (El-Bekare, 269). A na thua pra, si mund të përputhen këto dy gjëra: “Dituri e pakët” dhe “Mirësi e shumtë”? Atëherë Allahu xh.sh. zbriti ajetin
27: “Sikur të gjithë drurët që gjenden në Tokë, të ishin lapsa dhe sikur detit t’i shtohen edhe shtatë dete të tjera (me ngjyrë shkrimi), nuk do të shtereshin fjalët e Allahut. Pa dyshim, Allahu është i Plotfuqishmi dhe i Urti.”2
Lidhja e këtyre ajeteve me ato paraprake
Në ajetet paraprake, ishim dëshmitarë të një qortimi të hapët hyjnor ndaj idhujtarëve, për shkak të mohimit të tyre, pa pasur kurrfarë argumenti, duke pretenduar se ata vetëm po pasojnë të parët e tyre në besim, pa logjikuar se ky besim i tyre ishte i shtrembëruar. Madje, Allahu e porosit qartë të Dërguarin a.s., të mos pikëllohej për kufrin e tyre, sepse ballafaqimi i tyre me drejtësinë e Allahut është i pashmangshëm, ndërkohë që tash në këto ajete, i Lartmadhërishmi sjell argumente të shumta se vetëm Ai është Krijues i qiejve dhe I Tokës, se vetëm Atij i përket çdo gjë në sundim. Madje në këto ajete të cilat tash jemi duke i komentuar, Allahu sjell shembullin se po të ishin krejt drurët e tokës lapsa dhe të gjitha detet e botës bojë
shkrimi, lapsat do të mbaronin dhe detet do të shteronin, pa pasur mundësi të sqaronin plotësisht Fjalët e Allahut, sepse kuptimet e tyre nuk shterojnë dot.
Koment:
25. Nëse ti (o Muhamed) i pyet ata: “Kush i ka krijuar qiejt dhe Tokën?”, me siguri që do të të thonë: “Allahu!”. (Atëherë ti) thuaj: “Qoftë lavdëruar Allahu!” Por, shumica e tyre nuk dinë.
Është i çuditshëm qëndrimi I idhujtarëve mekas ndaj Allahut. Po t’i pyesje se kush i ka krijuar qiellin dhe tokën, ata pa hezitim do të thoshin Allahu, por çuditërisht, besimi i tyre ishte i mjegulluar dhe logjika e tyre ndalej tek perceptimi i tyre joracional, sepse ata i bënin shirk Allahut në adhurim.3 Për ta ishte e pakapshme të besonin në një Zot të Cilin nuk e shihnin. Sipas tyre, ata adhuroni idhuj duke i shenjtëruar ata dhe duke i konsideruar si zota të tyre personalë, të cilët në fakt do të duhej të ndërmjetësonin tek Allahu për ta. Ata me këtë idhujtari të tyre ishin larguar shumë nga feja
e pastër e Ibrahimit dhe e Ismailit a.s., fe e cila kishte vazhduar të përhapej e çiltër për shekuj, në Gadishullin arab, derisa nuk kishte filluar të përzihej me elemente të paganizmit, duke e zhytur këtë popullatë në errësirë dhe injorancë, sa i përket çështjes së besimit.
Pjesa e fundit e ajetit, ku Allahu i drejtohet të Dërguarit të Tij që ta falënderonte e ta lavdëronte Atë, tregon se udhëzimi nga Allahu, është dhurata më e madhe, sepse duke qenë falënderues ndaj Krijuesit tonë, ne vazhdojmë rrugëtimin nën hijen e këtij besimi të pastër, derisa të hyjmë në Xhenet, ku do të themi: “... Falënderuar (dhe lavdëruar) qoftë Allahu, që përmbushi premtimin e Vet e na dha në trashëgim Xhenetin, që të vendosemi në të si të duam!” – (Ez-Zumer, 74).
26. Allahut i përket gjithçka, që gjendet në qiej dhe në Tokë. Vërtet, Allahu është i Vetëmjaftueshmi dhe I Denji për lavdërim
Pas pranimit të faktit nga ana e idhujtarëve se Allahu është Krijues i qiejve dhe i Tokës, tash shohim Fjalët e të Madhërishmit, i Cili dëshiron t’ua bëjë të qartë të gjithëve se vetëm Atij, i përket çdo gjë që gjendet në qiej e në Tokë. Ai është Zotëruesi i vetëm i këtij Universi, të cilin e ka krijuar me urtësinë e Tij të pakufishme. Çdo gjë në të i nënshtrohet Atij dhe askush nuk mund t’i përzihet në këtë sundim. Nëpërmjet këtij ajeti, Allahu xh.sh. sikur dëshiron t’ua hapë sytë idhujtarëve, që të mos vazhdonin edhe më tutje në
humbëtirën e tyre, por të logjikonin e të meditonin se Ai që i ka krijuar qiejt dhe tokën, është po Ai që i ka krijuar të gjitha krijesat.
Pjesa e fundit e këtij ajeti: “Vërtet, Allahu është i Vetëmjaftueshmi dhe I Denji për lavdërim.” na vë në dijeni, se Allahu nuk ka nevojë për askënd dhe për asgjë nga krijesat e Tij, sepse Ai është i Vetëmjaftueshëm dhe i vetmi i Denjë për adhurim e lavdërim.4
27. Sikur të gjithë drurët që gjenden në Tokë, të ishin lapsa dhe sikur detit t’i shtohen edhe shtatë dete të tjera (me bojë shkrimi), nuk do
të shtereshin falët e Allahut. Pa dyshim, Allahu është i Plotfuqishmi dhe I Urti.
Ajetet paraprake sqaruan se Allahu është krijues i qiejve dhe i Tokës, dhe se çdo gjë në këtë ekzistencë, i takon dhe i nënshtrohet vetëm Atij, ndërsa tash, në ajetin e 27 të kësaj sureje shohim vërtetimin praktik, se fuqia, dija dhe mrekullitë e Allahut janë të pafundme. Sjellja e shembullit që sikur krejt drurët e botës të shndërroheshin në lapsa, ndërsa deti të ishte bojë shkrimi, dhe madje sikur këtij deti t’i shtoheshin edhe shtatë dete apo oqeane të ngjashme, dhe me këtë bojë të shkruheshin Fjalët e Allahut, të cilat argumentojnë për madhështinë e Tij krijuese, për cilësitë e Tij, për Emrat e Bukur të Tij, për mëshirën, drejtësinë dhe sundimin e Tij, pa dyshim që të gjithë lapsat do të treteshin ashtu siç do të shteronin edhe detet e shndërruara në ngjyrë shkrimi. Ndërsa Fjalët e Allahut nuk do të shtereshin e as nuk do të mund të përkufizohen, sepse janë Fjalë të Krijuesit Absolut e Suprem, të Gjithëdijshëm, të Urtë dhe të Plotfuqishëm për çdo gjë. Arsyeja pse në këtë ajet janë përmendur shtatë dete, nuk nënkupton kufizimin në numër, por arabët e përdorin numrin shtatë, shtatëdhjetë apo shtatëqind, kur dëshirojnë të shprehin një shumicë.5
Një ajet të ngjashëm e hasim edhe në suren El-Kehf, në ajetin 109, ku Allahu xh.sh. thotë: “Tuaj: “Sikur deti të ishte bojë për të shkruar falët e Zotit tim, sigurisht që ai do të shterej, para se të soseshin falët e Zotit tim, edhe sikur Ne të sillnim si ndihmë edhe një det tjetër si ai.”
Ndërkohë, i Dërguari a.s. në një dua të tij, në lidhje me këtë thotë: “O Zot! Ty të takon falënderimi ashtu siç e meriton lavdia Jote dhe madhështia e pushtetit Tënd. Unë nuk mund të të lavdëroj ashtu siç e meriton. Ti je ashtu si ke lavdëruar veten Tënde!”
28. Krijimi dhe ringjallja juaj është njësoj si krijimi i një njeriu të vetëm;
vërtet, Allahu i dëgjon dhe i sheh të gjitha.
Pasi që Allahu i Madhërishëm sqaroi për Fuqinë dhe Dijen e Tij absolute e të pakufishme, të cilat nuk mund t’i perceptojë asnjë krijesë, tash në ajetin vijues , ua sqaron mendjeve njerëzore se për Atë, si krijimi, si ringjallja e
njerëzimit, është njësoj, sikur ta kishte krijuar apo ringjallur edhe vetëm një njeri të vetëm. Vetë fakti se këto fjalë na janë drejtuar neve, dëftojnë se Fuqia e Tij është e pakrahasueshme dhe se, për Të, nuk vlejnë nocionet ‘lehtë’ apo ‘vështirë’, sepse urdhri dhe dëshira e Tij realizohen menjëherë nëpërmjet fjalës “Bëhu!” Këtë gjë, Allahu i Plotfuqishëm e ka sqaruar në disa ajete kuranore, si në atë 82 të sures “Jasin”, kur thotë: “Vërtet, urdhri i Tij, kur Ai dëshiron diçka, është vetëm që t’i thotë asaj “Bëhu!” - dhe ajo bëhet.”
Porosia e ajeteve (25-28)
- Idhujtarët, ndonëse tërthorazi e pranonin ekzistencën e Allahut, megjithatë i bënin shirk Atij në adhurim, duke adhuruar idhuj me qëllim që nëpërmjet tyre të afroheshin tek Ai, duke e përlyer kështu besimin e pastër me paganizëm, i cili i kishte ndryshkur zemrat e tyre me mosbesim. Megjithatë, pranimi nga ana e tyre se ekziston Allahu, si krijues i qiejve dhe i Tokës, në një mënyrë vjen si qetësim për zemrën e Pejgamberit a.s., që të mos pikëllohej për mosbesimin e tyre, sepse atyre tashmë u kishin ardhur argumente të qarta, por çështja e besimit të tyre është thjesht zgjedhje e tyre e lirë dhe joimponuese.
- Tërë kjo ekzistencë, ajo që shihet dhe ajo që nuk shihet, janë vetëm të Allahut, Sunduesit të vetëm, Krijuesit fuqiplotë. Atij i nënshtrohet çdo gjë në qiej e në Tokë.
- Dija dhe madhështia e Allahut janë të pakufshme, e mbi të gjitha, të paperceptuara nga ana e mendjes njerëzore. Sjellja e shembullit të drurëve të shndërruar në lapsa shkrimi, kurse uji i deteve në bojë shkrimi, dëfton
katërçipërisht se Ne kurrë nuk mund të arrijmë të deshifrojmë e as të komentojmë përfundimisht Fjalët e Allahut, sepse një gjë e tillë është e pamundur dhe jashtë mundësive tona.
- Ata që dyshojnë në Fuqinë e Allahut, duhet ta kenë të qartë se ajo nuk mund të matet me kriteret tona njerëzore, sepse për të Gjithëfuqishmin, nuk ekzistojnë nocionet “lehtë”-“vështirë”, sepse Ai kur dëshiron diçka, vetëm thotë “Bëhu!” dhe ai veprim apo krijim kryhet. Prandaj, si krijimi, si ringjallja e njerëzimit, i nënshtrohet këtij rregulli dhe nuk ka dallim a është në pyetje krijimi dhe ringjallja vetëm e një njeriu apo e krejt njerëzimit.
- vijon –
_________________________
1. Hebrenjtë, nga urrejtja, nuk dëshironin ta pranonin se Kurani është Fjalë e Allahut e zbritur te Muhamedi a.s., por i thoshin se këto janë falët e tua (Sqarim yni S.B.) 2. El-Vahidij en-Nisaburi, f. 555 (Redaktura e Argijaniut); Imam Sujutiu, Lubabu-n-nukuli, f. 202. 3. Grup autorësh, Et-Tefsiru-l mevdui li suveri-l Kuran, vëll. VI, f. 39. 4. Ebu Bekr el Xhezairi, Ejseru-t Tefasir, vëll III, f. 517. 5. Et-Tefsiru-l Munir, vëll. XXI, f. 186. 6. El-Huxhuratë: 13. 7 El-Bekare: 197. 8. Err-Rrazi, Muhamed bin Umer,Mefatihul-Gajb, Beirut: Daru Ihjait-Turathil-Arabi, 5/240. 9. Buhariu, Muhamed bin Ismail, Es-Sahih, El-Edeb, 8/17 nr. 6057. Shihedhe: Es-Savm, Babu men lem jeda’ kavlez-zûr uel amele bihi.., 3/26 nr. 1903. 10. El Bejdavi,Abdullah bin Umer,Tuhfetul-Ebrari Sherhu Mesâbihis-Sunneh, Nureddin Talib (red.), Kuvajt: Ministria e vakëft dhe çështjeve islame, 2012, 1/493. 11. Ibn Tejmijje, Ahmed bin Abdulhalim, Minhaxhus-Sunnetin Nebevijjeti, ed. 1, Dr. Muhamed Reshad Salim (red.), Kairo: Muessesetu Kurtube, 5/134. 12. Esh-Shejbani, Ahmed ibn Hanbel, El-Musned,Musnedul mukthirine mines-sahabeti, MusneduEbiHurejre, 14/445 nr. 8856, dhe të tjerë, me sened të mirë.13. Buhariu, Es-Sahih, Err-Rikak, La ajsheil-la ajshel-ahireh, 8/88 nr. 6412.14. Tirmidhiu, Muhamed bin Isa, El-Xhamiul Kebir, Ebvabusifetilkijametiuerr-rrekaikiuel-verei, 4/233 nr. 2485 dhe e vlerësoi si hadith të mirë, të saktë. 15. Buhariu, Es-Sahih, Es-Savm, Hel jekuluinnisaimidhashutim, 3/26 nr. 1904 dhe El-Kushejri, Muslim bin El Haxhxhaxh, Es-Sahih, Es-Sijam, fadlus-sijam, 2/807 nr. 1151, tekstiështë i këtij.16. Buhariu, Es-Sahih, Es-Savm, Hel jekuluinnisaimidhashutime, 3/26 nr. 1904. Ngjashëm qëndron edhe te Muslimi në Es-Sahih, Es-Sijam, Hifdhul-lisanilis-saim, 2/806 nr. 1151.
Sabri Bajgora