Një djalë trembëdhjetë vjeçar kishte dalë bashkë me familjen e tij në shëtitje detare.
Pasi varka e tyre u ndal në bregun e detit, të gjithë familjarët u angazhuan në përgatitjen e ushqimit dhe gjërave tjera.
Ndërkohë djali derisa qëndronte afër bregut, humb ekuilibrin dhe bie në det, mirëpo nga zhurma e valëve nuk e dëgjoi askush, deri sa ky me ngulitje kërkonte ndihmë.
Aty pari kalon një i moshuar, hidhet në det dhe e shpëton djalin. Pasi e nxori, prindërit i falënderohen kalimtarit.
Kalimtari para se të largohej përqafon djaloshin, ndërsa ky sinqerisht i falënderohet.
I moshuari ia ktheu: “UROJ QË JETA JOTE T’IA KETË VLEJTUR TË SHPËTOHET!” dhe largohet.
Nga kjo fjali djaloshit i lindën shumë pyetje:
– A ndjenë se ke vlerë e cila të bën të kujdesesh për veten;
– A u shkakton mungesa jote humbje të tjerëve;
– A ke ndonjë objektiv për të cilin jeton dhe që frikësohesh nga vdekja para se ta realizosh;
– A ke ndërmend të lësh gjurmë kur të ndahesh nga kjo botë?
URTËSIA:
“Ka shpëtuar ai i cili e ka pranuar sinqerisht besimin në zemër, e ka zemrën të qetë dhe karakterin e drejtë.”
Bëhuni shembull dhe trashëgues të vërtetë të hapave të të Dërguarit alejhis-selam i cili shërben si shembull për ne në të gjitha sferat e jetës.
Lutfi Muhamremi