Në ahengje për raste të gëzimeve familjare, arabët kishin zakon t’u ndanin mysafirëve copa mishi të mbështjella në bukë.
Por, nëse nikoqiri vërente se numri i mysafirëve është më i madh se copat e mishit ose kishte frikë se mishi nuk do të mjaftonte për të gjithë, atëherë i mbështillte disa copa buke me bukë (pa mish) dhe këto ua jepte më të afërmve dhe më të dashurve, për të cilët e dinte se do t'ia ruajnë sekretin, që ta kursente mishin për më të largëtit dhe të huajt.
Një ditë një arab kishte një gosti dhe disa copa buke pa mish u ndau të afërmve dhe miqve të afërt, për të cilët kishte mendim të mirë.
Ata filluan ta hanë atë që u ishte dhënë, sikur të ishin duke ngrënë mish. Mirëpo, njëri e thirri nikoqirin duke thënë: "Ma ke dhënë bukën pa mish."
"Më fal! Haku yt është tek unë. Të ngatërrova me njerëzit e mi", ia ktheu nikoqiri.
Keni kujdes nga disa njerëz, të cilët i mendoni të afërt e të dashur dhe mendoni se do t’ua ruajnë sekretin e nderin ...
Keni kujdes se kujt ia ndani bukën pa mish!!!