Kështu rriten udhëheqësit e vërtetë

 


Historia njeh shumë udhëheqës dhe komandantë që kanë fituar beteja me strategji dhe forcë, por shumë më pak flet për themelin e vërtetë të lidershipit: karakterin dhe moralin. Ky tregim na çon pas në kohë, tek një princ i ri dhe një nënë me besim të palëkundur, për të na treguar se si rriten udhëheqësit e vërtetë - jo vetëm me arsimim apo trajnim, por me ndershmëri, devotshmëri dhe ushqim të pastër shpirtëror.


Kur Emiri Dost Muhamed Han, guvernator i Kabulit, kishte marrë lajmin tronditës se një mbret i huaj kishte sulmuar vendin, ai dërgoi ushtrinë nën komandën e djalit të tij për ta mbrojtur. Pas një kohe, arriti lajmi se ushtria ishte mposhtur dhe djali i tij kishte ikur nga fusha e betejës. I poshtëruar dhe i dëshpëruar, Emiri shkoi në shtëpi dhe ia tregoi lajmin bashkëshortes së tij.
Por ajo, me qetësi dhe bindje të thellë, tha:
"Ky lajm është i rremë."
Emiri u habit.
"Si mund të jetë i rremë? Këtë ma kanë thënë njerëzit më të besuar të shërbimeve të mia sekrete."
Ajo u përgjigj me vendosmëri:
"Ai kurrë nuk mund të mposhtet në atë mënyrë. Ai kurrë nuk do të largohej nga beteja. Ai nuk mund të turpërojë popullin e tij."
Të nesërmen, lajmet e reja treguan të vërtetën: ushtria kishte fituar, dhe djali i tij po kthehej si fitimtar.
Emiri, i gëzuar, pyeti gruan:
"Si e dite? Si mund të jesh kaq e sigurt në një kohë kur të gjithë mendonin ndryshe?"
Ajo heshti për pak dhe pastaj tha:
"Kjo është një çështje e nderit tim dhe nuk doja ta zbuloja. Por, meqë këmbëngule, do ta them."
"Që nga dita kur mësova se isha shtatzënë me të, u betova për një gjë: që asnjë kafshatë haram të mos hynte në trupin tim. E dija se karakteri ndërtohet nga ajo që ushqehet shpirti dhe trupi. Edhe pas lindjes, u kujdesa që qumështi im të ishte i pastër. Doja që morali dhe zemra e tij të mbusheshin me ndershmëri. Nuk e ushqeja me gji pa marrë abdes dhe pa falur dy rekate namaz, që çdo pikë qumështi të ishte e bekuar.
Për këtë arsye, isha e sigurt se karakteri i tij nuk mund të jetë i ulë. Ai mund të binte si dëshmor - sepse kjo kjo është cilësi e lartë dhe nder. Por, të ikte nga fusha e betejës? Kurrë. Sepse karakteri i formuar me hallall dhe ibadet nuk mund të poshtërohet! Prandaj e hodha poshtë lajmin që më solle.""


Ky tregim na kujton se morali dhe forca shpirtërore janë themelet më të forta të një shoqërie të drejtë. Sepse kur ndërtojmë karakterin me hallall dhe me lutje, rrisim jo thjesht fëmijë - por heronj.