Kafshët e prera (2)

 


Kurbani dhe ajo që është e preferuar te kurbani?


Transmetohet nga Aisheja r.a. të ketë thënë: "Vërtet Pejgamberi s.a.v.s. kishte urdhëruar që për prerje të sillej një dash me dy brirë, me këmbë të zeza, me bark të zi, me sy të zinj. E sollën atë për kurban. Pastaj i tha asaj: "O Aishe, ma jep thikën!" Pastaj tha: "Mprehe mirë për guri!" Ashtu ajo veproi. Pastaj e mori thikën, e mori dhe e shtriu dash in, e pastaj e preu dhe tha: "Me emër të Allahut. O Zoti im, pranoje (këtë kurban) nga Muhamedi, nga familja e Muhamedit, nga umeti i Muhamedit, - pastaj e theri."(1)


Fjalë të panjohura dhe shpjegim shprehjesh


Fjala e tij "ekrene" bri, d.m.th. dy brirë të shëndoshë.
Fjalët e tij: me këmbë të zeza, d.m.th. edhe me bark të zi, dhe sy të zi.
Fjalët e tij: "helummi" - sillma, "hati" - ma jep, d.m.th. thikën.
Thënia: "ishhadhiha" do të thotë: Mprehe thikën, te hun e saj. Kjo përputhet me fjalën e Pejgamberit s.a.v.s. "Vërtet Allahu xh.sh. ka urdhëruar për bamirësi në çdo send."
"Le ta mprehë thikën dhe le ta presë shpejtë."
Thënia e tij: "Pastaj e preu e tha: Me emrin e Allahut. O Zoti im, pranoje nga Muhamedi…" Neveviju thotë: "Këto tekste të haditheve fillim e mbarim kanë shprehje të paramenduar."
"E shtriu kurbanin, e preu dhe tha: Me emrin e Allahut. O Zoti im, pranoje nga Muhamedi".


Dispozitat e hadithit


1 - Hadithi tregon se kurbani duhet të zgjidhet nga pasuria më e mirë dhe më e pastër. Këtu përmenden cilësitë që duhet t`i ketë dhe që janë të preferuara. Këtë e përkrahin edhe hadithe të tjera. Sipas këtij hadithi dijetarët e shohin të pëlqyeshme - mustehab që kurbani të jetë me brirë. Po ashtu ata lejuan edhe atë pa brirë (shyt, që ka lindur vetvetiu i tillë, pa brinjë, e jo që i janë thyer).
2 - Këshillohet që mjeti (thika) të mprehët sa më larg kafshës.
3 - Është mirë që kafsha të shtrihet, e jo të prehet në këmbë apo ulur. Kjo është mëshirë ndaj saj. Kafsha duhet të shtrihet në krahun e majtë të saj, sepse kjo është më e lehtë për prerësin, dhe i mundëson prerje me thikë me të djathtën sepse ia kapë kokën me të majtën.
4 - Hadithi tregon se është e preferuar të bëhet lutja për pranim të kurbanit, përmendja e Allahut dhe tekbiret gjatë prerjes. Te shafiinjtë është e këshillueshme të thuhet: "Allahumme minke ve ilejke, tekabbel minni" - "O Zoti im, për Ty (po e pres), te Ti (është shpërblimi) pranoje nga unë." Të tjerët e shohin këtë si mekruh.(2)
5 - Thënia e tij: "Nga Muhamedi dhe familja e Mu hamedit", vë në pah se kurbani është i vlefshëm për një njeri të shtëpisë, e të tjerët të jenë pjesëmarrës në shpërblim. Këtë e vërtetojmë edhe me hadithe të tjera. Hadithi tregon se është mirë të zëvendësohet pronari, nëse nuk ia del t`i japë fund prerjes së kurbanit.


Mangësitë që e bëjnë të pavlefshëm kurbanin


Transmetohet nga Bera bin Azib r.a. të ketë thënë: "Pejgamberi s.a.v.s. u ngrit në mesin tonë e tha: "Katër (prej kafshëve) nuk lejohen për kurban: E verbra që qartazi shihet si e verbër, e sëmura që qartazi shihet si e sëmurë, e çala që qartazi çalon (shqepon), e vjetruara që nuk mund të ecë (e dobët)."(3)
Tek Ebu Davudi: "Ajo që nuk ecën." Te Termidhiu: "As e ligështuara (e thata) që nuk mund të (ngrihet) të ecë." Këtë e ka transmetuar Ibën Hibani, kurse El Hakim e ka verifikuar autentik, El Bejhekij dhe Ibën Haxheri e kanë përkrahur.(4)


Fjalët e panjohura:


Fjala e tij: "El-bejjinu" - i qartë, "el-vadihu" - haptazi.
Thëniet e tij: "dal'uha" - "bri i shtrembër" këtu e ka kuptimin "el-mejlu" - anim, shqepoj, çaloj, p.sh. qartë shqepon ose ecën shtrembër.
Thënia e tij: "el kebiru" - i vjetër "këmba e ligshtë që nuk mund të ecë (lëvizë)".
Thënia e tij: "e dobëta", "e thatë, e ligshtë".
Thënia e tij: "La tenki" - "Nuk mund të ngrihet", ka për qëllim ta tregojë një kafshë të dobët, të thatë, e që nuk mund të ecë.


Dispozitat e hadithit dhe mendimet e dijetarëve


Hadithi tregon se nëse një nga këto katër kushte të dukshme: verbëria, çalimi, sëmundja dhe dobësimi, gjendet te kafsha, ajo nuk vlen për kurban. Neveviu transmeton se dijetarët lidhur me këtë çështje janë të një mendimi - konsensus (ixhma). Dijetarët shpeshherë diskutuan për mangësitë që nuk janë për mendur fare në këtë hadith. Këtu janë dy thënie:
Dhahirijtë mendojnë se sipas hadithit bazë nuk ka mangësi të tjera, përveç këtyre katër të përmendurave. Në këtë çështje këta janë të drejtimit (mendimit) të El Beraut r.a., dhe se një herë këtij Abdu bin Fejruzi i kishte thënë: "Unë e urrej (kafshën) që ka të meta në dhëmbë. El Berrau i tha: "Atë që e urren lëre, mos ia ndalo askujt". Në një transmetim: "Unë e urrej (kaf shën) që ka mangësi në brirë dhe në bisht". Ai i tha: "Për vetveten urrej çka të duash, por assesi mos i ngushto njerëzit".
Tek Ibën Hazmi kurbani nuk vlen nëse ka ndonjë mangësi në veshë, në sy, në bisht etj. Me çdo mangësi jashtë këtyre kurbani është i vlefshëm.(5)
Shumica e dijetarëve mendojnë se këto mangësi në hadith, duhet të krahasohen me të tjera, më të mëdha ose të barabarta me to. Si p.sh.: kafsha që i ka të dy sytë e verbër, ose njërën këmbë e ka të këputur etj. Këta i kanë edhe disa thënie të sahabëve si mbështetje.(6)


Asgjë e kurbanit nuk shitet


Transmetohet nga halifi i besimtarëve, Ali bin Ebi Talibi r.a., që thotë: "Më ka urdhëruar i Dërguari i Allahut s.a.v.s. për therjen e deveve të tij, dhe t`i japë sadaka (lëmoshë) mishin, lëkurat dhe plafet e tyre, dhe të mos i jap kasapit asgjë nga këto. Ai tha: "Ne atij i japim nga pasuria jonë, ne e paguajmë atë me të mira materiale, (e jo me lëkurën e Kurbanit)."
Në një version: "Vërtet i Dërguari s.a.v.s. e kishte urdhëruar për ndarjen e deveve të tij në tërësi, mishin, lëkurat dhe plafet e tyre për të varfrit (të mjerët). Dhe të mos i jepte asgjë (kasapit) për therjen e tyre (nga pjesët e Kurbanit).(7)


Fjalët e panjohura dhe shpjegimi i shprehjeve


Fjala: "el budnu" d.m.th. "deve". Me këto deve Pejgamberi s.a.v.s. e kishte ngarkuar Aliun r.a. për therje, për ndarje të mishit, të lëkurave, dhe plafeve për të varfrit. Këto deve Pejgamberi s.a.v.s. i kishte marrë për Haxhin Lamtumirës. Gjithsej numri i tyre, së bashku me ato që solli Aliu r.a., nga Jemeni, arrinte në njëqind. Gjashtëdhjetë e tri i kishte therur Pejgamberi s.a.v.s. me dorën e tij, ditën e prerjes së kurbanit në Mine. Devetë që mbetën pa prerë i mori përsipër t`i therte Aliu r.a.
Kjo fjalë në të folur përdoret për deve, lopë, dhen, por përdoret edhe për të dy gjinitë, femërore dhe mashkullore.
Këtu, në hadith, janë për qëllim devetë. Me këtë kuptim përdoret në të gjithë librat e Hadithet, dhe të Fikhut.(8)
Shprehja "Exhil letiha" - "plafet", njëjës: "el xhil lu" - "plafi". Mbulojë që i vihet kafshës për ta mbrojtur.
Fjala "el xhezzaru" - "kasap" emër vepror (ismulfail) ka prejardhje nga folja "xhezere" nga paskajorja "el xhezru", edhe përdoret për devenë që theret.
Kjo shprehje, kur është e vokalizuar me dame "el xhuzaretu", tregon atë që kasapi merr për kompensim nga deveja, pagesën për punën që ka bërë:


Dispozitat e hadithit dhe mendimet e dijetarëve


1 - Teksti i hadithit tregon se është e preferuar që kurbani të merret edhe në haxh. Por, Pejgamberi s.a.v.s. i tha kodrës Merve (në Qabe), pasi që e kreu tavafin e arritjes dhe vrapimin (sajin):
"Sikur të orientohesha nga Qabeja me vendimin tim, kurrë nuk do t`ia ktheja shpinën dhe nuk do të preja kurban. Këtë do ta kompensoja me umre. Ai që nuk do të ketë kurban lirohet nga ihramat, le ta kompensojë me umre".(9)
2 - Lejohet zëvendësimi në therje të kurbanit, të kaf shëve dhe në ndarjen e mishit të tyre.
3 - Mishin, lëkurën, postajen e kurbanit, në haxh dhe jashtë tij i jep sadaka.
4 - Është e preferuar që kasapit të mos i jepet për pagesë asgjë nga pjesët e kurbanit.
Të gjithë dijetarët janë të mendimit se nuk bën të shitet mishi i kurbanit, por diskutohet për shitjen e lëkurës.
El Hasen el Basrij thotë: "Lëkura mund t`i jepet kasapit". Ky dhe En Nehaiju lejojnë të shitet lëkura për të blerë mjete për shtëpi, me të cilat mund të punohet, si p.sh. turjela, mjete saldimi etj. Këtë e ka thënë edhe El Evzaiju, pra me këto përfitojnë shitësi edhe blerësi, siç përfitohet edhe me ndarjen e mishit. Te hanefinjtë lejohet shitja e lëkurës dhe këmbimi me diçka që përfi ton, për mjete, me përdorimin e të cilave do të dilte ndonjë përfitim, por nuk lejohet të shitet për ushqim.
Transmetohet nga Ibën Omeri, Ahmedi, Is`haku, se lejohet të shitet vetëm lëkura dhe paratë e saj të jepen sadaka.(10)


________________________________
(1) Sahihu Muslim bi sherh En-nevevij, vëll: 13, f. 121-122. Sunen Ebi Davud, vëll: 3 f. 125.
(2) Sahihu Muslim bi Sherh en nevevij, vëll: 13 f. 122. Nejlul Evtar, vëll: 5 f. 130.
(3) Sunen Ebi Davud, vëll: 3, f. 128. Tuhfetul Ahvedhij, vëll: 5 f. 81.
(4) Telhisul Habir. Vëll: 4 f. 140.
(5) El Mehala vëll: 7 f. 358.
(6) El Mugnij vëll: 8 f. 624. Subulu Selam, vëll: 4 f. 93.
(7) Sahihu Muslim bi sherh en-nevevij. Vëll: 9 f. 64-66.
(8) Po aty.
(9) Sahihu Muslim, vëll: 2 f. 888.
(10) El mugnij, vëll: 8 f. 630.


 


 


Dr. Prof. As. Musa Vila
Dituria Islame 311


Artikulli i kaluar
Kafshët e therura (1)
Nuk ka artikull pas ketij.