Historia e ymetit islam ka shënuar ngjarje që kanë pasur ndikim në rrjedhën dhe zgjerimin e këtij ymeti. Janë ngjarje këto që ngërthejnë në vete dimensione të cilat shtruan rrugën e këtij ymeti të lavdishëm për të qenë në ballë të ymeteve dhe civilizimeve me shekuj të tërë
Në mesin e këtyre ngjarjeve të lavdishme, një vend të rëndësishëm e zë edhe ndodhia e ndryshimit të kiblesë, ngjarje kjo e cila ngjau në vitin e dytë të hixhretit(1) e të cilën e regjistroi Kurani famëlartë, ashtu siç e gjejmë të trajtuar edhe në hadithet pejgamberike.
Pas unifikimit të shoqërisë së re medinase dhe vendosjes së sistemit të ri social, Zoti deshi që këtij rendi të ri t'i bëhej edhe një diferencim, me rastin e transformimit të kiblesë, duke zbritur nga lartësia e qiejve engjëllin Xhibril me shpall jen, e cila urdhëronte myslimanët që në lutjet e tyre ditore të merrnin drejtim të ri: "…Pra kthehu anës së xhamisë së shenjtë (Qabesë), dhe kudo që të jeni (o besimtarë) kthehu ni kah ajo anë." (El Bekare, 144). Kjo ngjarje qe si përvojë dhe sprovim për të gjithë: "A men duan njerëzit të thonë: Ne kemi besuar e të mos vihen në sprovë?!" (El Ankebutë, 2).
Për besimtarët e vërtetë, bind ja dhe dorëzimi ndaj urdhrave të Allahut nënkuptonte obligim, madje edhe atëherë kur nuk kuptohej urtësia e urdhëresave: "…E Kiblenë nga e cila ti u drejtove nuk e bëmë për tjetër veçse për të provuar atë që shkon pas të dërguarit nga ai që kthehet prapa, ndonëse kjo ka qenë vështirë (për disa), por jo edhe për ata që Allahu i drejtoi..." (El Bekare, 143).
Ndërsa shpifje e etiketime filluan të qarkullonin nga ana e atyre për të cilët Pejgamberi a.s. u njoftua se nuk do të ndaleshin "…deri sa ta pasosh fenë e tyre…"(2), Zoti i Madhërishëm përforcoi zemrat e besimtarëve kur realizoi njërën nga mrekullitë, duke njoftuar paraprakisht rreth asaj se çfarë do të thoshin mendjelehtët pas ndërrim it të kiblesë:
"Disa mendjelehtë nga njerëzit do të thonë: "Çka i ktheu ata (myslimanët) prej kiblesë (drejtimit) në të cilin ishin ata (Kudsi)? Thuaj: "Të Allahut janë Lindja dhe Perëndimi, Ai e vë në rrugën e drejtë atë që do." (El Bekare: 142).
Nga një përsiatje mbi ajetet ku ranore, të cilat e trajtojnë ndër rimin e kiblesë, arrijmë të kuptojmë dimensionet e kësaj ngjarjeje madhështore, në mesin e të cilave veçojmë:
1. Dimensioni fetaro-imanor i ngjarjes: konsiston veç të tjerash në përforcimin e zemrave të besimtarëve në fe e po ashtu në unifikimin e radhëve të myslimanëve si një trup i vetëm. Se misteri i fuqisë fshihej pikërisht tek unifikimi dhe se ky ymet ishte ymeti më i dobishëm i ardhur ndonjëherë:
"Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për mirë, të ndaloni nga veprat e këqija dhe të besoni në Allahun…" (Ali Imran, 110).
Nga shembujt që dëshmojnë rolin e kësaj ngjarjeje për unifikimin e lidhjeve vëllazërore mes besimtarëve është edhe shqetësimi i sahabëve për gjendjen e të vdekurve nga të afërmit e tyre, të cilët në të gjallë të tyre ishin falur në drejtimin e vjetër. Hall ky, të cilin e zgjidhi vetë Kurani: "…Alla hu nuk është që t'jua humbë besimin tuaj…" (El Bekare, 143).
2. Dimensioni historik i ndodhisë së ndryshimit të kiblesë, ka të bëjë me ndërlidhjen e zemrave të myslimanëve me trashëgimtarin e fesë së pastër - hazreti Ibrahimin a.s., i cili edhe i pati ngritur më herët themelet e kiblesë së re.
3. Dimensioni politiko-strategjik i ngjarjes së transformimit të kiblesë konsiston në faktin se kjo ngjarje do ta kthejë Gadishullin Arabik në bosht të ngjarjeve globale.
4. Dimensioni ushtarak: Ngjarja e ndryshimit të kiblesë do të jetë pararendëse e ngjarjes së çlirimit të Mekës.
5. Dimensioni i të menduarit vizionar dhe lidhja e zemrave me parime e jo me objekte e hapësira:
- të menduarit përtej kufijve gruporë e gjeografikë;
- synimi i më së lartës, në mesin e dy gjërave me vlerë: vlera e faljes së namazit në Mesxhidil-Haram është më e madhe sesa në Mesxhidul- Aksa për qindra herë.
- se përveç besimit në Zotin, shumëçka tjetër në jetë mbetet relative
- se e shenjtë është vetëm ajo që Zoti e ka bërë të tillë Ndërrimi i kiblesë na fton kah transformimi i zemrave tona, nga gjendje jo të mira drejt gjendjeve të shëndosha e me vlerë:
1. Transformim i zemrave nga pesimizmi drejt shpresës;
2. Nga të menduarit e ngushtë klanor dhe parulla 'unë jam e vërteta' drejt unitetit dhe parullës: 'edhe ne jemi pjesë e së vërtetës';
3. Nga përtacia dhe mospuna drejt angazhimit dhe prodhimtarisë;
4. Nga çnjerëzorja drejt 'insanllëkut' dhe moralit;
5. Nga mëkatimi drejt nënshtrimit ndaj urdhrave të Zotit
__________________________________
1. Pas Hixhretit, përgjatë një periudhe gjashtëmbëdhjetë apo shtatëmbëdhjetë mujore, myslimanët namazin e tyre e bënin në drejtim të Bejtul-Mak dis-it (Mesxhidul-Aksasë).
2. (El Bekare: 20).
Dr. Besim Arbanashi
Dituria Islame 340