Dy milion Fatiha për Erbakanin

Autor: Avdo Huseinović

Me vite ëndërroja ditën kur do të njihesha me Stambollin. Disi, nuk ka vend ku nuk kam qenë, kam bredhur në çdo cep të Evropës, por në Carigard këmba ime kurrë nuk ka shkelur. E pastaj, sipas kaderit të Allahut, që njeriu nuk mund ta dijë ku do të ngrysë e ku do te agojë… Miku im i dashur Avdo Hebib, të hënën në mbrëmje me thirri dhe më tha….” Do të ishte mirë që nesër në mëngjes të shkosh me delegacionin e BH-së ne Stamboll, në varrimin e ish kryeministrit të Turqisë Erbakanit”. Nuk kishte nevojë të më thoshte dy herë.
Në orën gjashtë të mëngjesit, ne aeroportin e Sarajevës, ishim tubuar afro 150 veta.

Qeveria e Turqisë, kishte vendosur të dërgoi një aeroplan për delegacionin e BH-së.

Në aeroport shiheshin fytyrat e rëndësishme dhe të dashura. Ish ministri i punëve të brendshme të BH-së Jusuf Pashina dhe Avdo Hebibi, komandantët e luftës të brigadave boshnjake, Nezim Haliloviq, muderris dhe Haso Tiriq, Xhemaludin Latiq, dhe shumë veteran të luftës, profesor e funksionar fetar…

Ne aeroportin e Stambollit, thonë se kanë arritur 100 aeroplan me turq nga Gjermania. Është dashur që e gjithë kjo të shihet, të mësohet dhe të përjetohet. Dy milion njerëz, të rinj e të vjetër, kishin dal në rrugë për ta përcjell ish kryeministrin e tyre. Është dashur te shihet se si e çmojnë autoritetin e tyre, se si kolona 10 kilometra e gjatë shkon nga xhamia “Sulltan Fatih”, deri te vendi ku është falur xhenazja, te varrezat “Kulla e Topave”.

Delegacioni ynë kishte sjell me vete një grusht dhe nga varri i rahmetliut Alija Izetbegoviq, dhe e hodhi në varrin e Ebakanit. Ishte ky gjest falënderimi nga boshnjakët, për përkrahjen e madhe të rahmetliut dr.Nexhmudin Erbankan, që i kishte ofruar vendit tonë. Ai ishte personi që kishte udhëhequr delegacionin turk, në varrimin e rahmetliut, kryetarit Alija Izetbegoviqit, më 22 tetor të vitit 2003, me vete kishte sjell një vazo me dhe të tokës turke, të cilin e hodhi në varrin e Alija Izetbegoviqit...

Na fascinoi raporti dhe miqësia e njeriut të thjesht turk ndaj neve. Kur e kuptuam se në varrim kemi ardh nga Bosnja, në turmën milionëshe, na krijuan hapësirë që të lëvizim, na emocionuan përmes lotëve duke brohoritur “Bosna, Bosna...”

Nexhmeddin Erbakan është kreator i politikës dhe mendimit modern të Turqisë, dhe njëri prej figurave më të rëndësishme politike të shekullit të kaluar. Ishte kryeministri i parë islamist i shtetit, luftëtarë shumë vjeçar për demokraci, për të drejta e njeriut, të drejtat e muslimanëve, mik i Bosnjës dhe Hercegovinës.
Disa muaj pas ardhjes në pushtet, rahmetliu Erbabakani lidhi marrëveshjen ekonomike me Iranin. Ishte kjo marrëveshje në vlere prej më tepër se 20 miliard dollar, dhe me siguri më e vlefshmja të cilën e kishin lidhur dy shtete myslimane, që kishte të bej me naftësjellësin dhe gazësjellësin përmes Turqisë në Mesdhe e me tutje. Katër muaj pas kësaj marrëveshje historike, Erbakani u detyrua të largohej. Kishte ide të lidh botën muslimane. Ndikimin i tij në zgjimin e Islamit në epokën e re të Turqisë ishte i madh, ishin këto fjalët e profesorit të Medresesë së Gazi Husrev beut, Ahmed Haliloviç, i cili na tregonte në aeroplan.

Në ahiret u shpërngul në moshën 84 vjeçare, më 27 shkurt të këtij viti. Në pozitën e kryeministrit qëndroi një vit, para se ushtria të bëj presion ndaj tij për të dhënë dorëheqje në vitin 1997. Më pas, kundër tij u ngrit akuzua për falsifikim të dokumenteve të Partisë se mirëqenies, dhe në vitin 1998, sipas akuzës se është orientuar në islamizmin militant, partisë i është ndaluar veprimtaria, gjë që çoi në ndarjen e lëvizjes, kur rryma e moderuar, në krye të së cilës ishte kryeministri aktual Rexhep Tajip Erdogan, e ndante nga mentori i saj.

Erbakanit, për shkak te shkeljes se Kushtetutes, pesë vite i është ndalua të merrej me politikë. Nexhmeddin Erbakan ka lënë gjurmë në politikën e Turqisë në shekullin e kaluar, dhe është themelues i lëvizjes së madhe Milli Gorush – nga e cila kanë lindur edhe disa parti tjera politike (Milli Nizam, Milli Selamet, Refah i Sadet), të cilat në atë kohë ishin mbyllur për shkak të gjendjes në këtë shtet.



Perktheu dhe përshtati:
Esat Rexha