Në Kumanovë para Luftës së Dytë Botërore ka funksionuar përpos Medresesë së djemve edhe Medreseja e ulët e cila gjendej në vendin ku është ndërtuar spitali i qytetit, pronë e Zyrës së Vakëfit në Kumanovë dhe këtu mësonin vajzat.
Kjo shkollë ka vepruar deri në vitin 1940 dhe pastaj është mbyllur, sepse pushteti e nacionalizoi këtë ndërtesë si dhe varrezat e Kumanovës për të ndërtuar një ndërtesë të Madhe për spitalin e qytetit të Kumanovës.
Në skaj të saj ishte Zyra e Vakëfit e cila ka punuar deri në vitin 1981.
Si mësuese në këtë shkollë ka qenë e emëruar Miradije Veseli e cila ka diplomuar në Shkup në shkollën normale (idadije), e martuar për birin e Myftiut Vesel efendi Alishanin.
Kjo shkollë ka punuar në shtëpinë e mësues Miradije prej vitit 1924 deri në vitin 1930, pasi që pushteti serb në fillim nuk ka lejuar legalisht të punojë kjo shkollë. Edhe sot ka prej tyre që kanë kryer këtë shkollë.
Po ashtu ka funksionuar edhe Medreseja e Kumanovec, e cila u pat themeluar në vitin 1930 dhe ka përfunduar së vepruari në vitin 1946.
Është e njohur si Medreseja e Nuhi Efendiut, selinë e saj e ka pasur në vendin ku është ndërtuar spitali i qytetit, e njohur si Medreseja e ulët, e cila është nacionalizuar nga pushteti komunist.
Si mësimdhënës në këtë Medrese përmendet Nuhi efendiu dhe Hafëz Abdurrahimi nga Shkupi.
Përgjegjës kryesor ka qenë hoxhë Nuhi Efendiu, i cili ishte edhe mësimdhënës në medrese.
Nga kjo Medrese kanë dalë shumë hoxhallarë me kualitet të lartë që kanë shërbyer në tërë xhamitë në territorin që përfshinte Këshilli i Bashkësisë Islame i Kumanovës dhe më gjerë.
Shumë hoxhallarë janë pajisur me dituri në këtë shkollë, disa prej tyre kanë arritur të kryejnë Medresenë me çka edhe kanë marrë diploma, e disa prej tyre nuk kanë arritur që të diplomojnë për shkaqe të tyre personale, por kanë arritur që të pajisen me dituri të mjaftueshme dhe më pastaj kane shërbyer në vendet ku ka pasur nevojë, ndër të diplomuarit në këtë Medrese përmenden këto emra:
lljas Isufi, Matec, Hajdar Kurtishi, Orizare, Zekush Zimberi, Llojan, Xhafer Azizi, Matec, Hafez Ramiz Shaqiri, Kumanovë, Hafez Bexheti, Llopat-Turqi, Sabri Ibrahimi, Sllupcan, Gani Aliu, Vakcince, Hafez Mustafa, Kumanovë-Turqi, Fejzi Selimi, Orizare.
Një pjesë e këtyre kuadrove kanë punuar si mësues të parë në terrenin e Kumanovës, e ata janë:
Hafez Ramizi, Kumanove, Hafez Bexheti, Llopat, H.Iljaz Isufi, Matec, Hafez Faredini, Hafez Nejaziu, Kumanovë.
Nga ky kuadër i cili punoi në shërbim të fesë dhe të vendit disa prej tyre janë maltretuar me lloj-lloj maltretimesh dhe dënuar nga pushteti i asaj kohe me burgje e disa prej tyre edhe janë likuiduar.
Medreseja e cila gjendej afër Xhamisë së Qytetit (Ku sot është shkolla e muzikës, e maqedonasve), ishte vjetërsuar shumë dhe në vitin 1946 Hoxhe Ferat Efendi Hamidi nga Fshati Nikushtak mori një iniciativë së bashku me haxhi Imer Isakun nga fshati Sllupçan për rrënimin e saj dhe në vend të saj të ndërtojë një Medrese të re e cila do ta kryente të njëjtin funksion të shenjtë arsimor.
Kjo u realizua për një kohë shumë të shkurtër fal angazhimit të xhematit të Kumanovës.
Siç rrëfen haxhi Minush Ademi kumanovar, por i ardhur nga fshati Likovë, i cili thotë: "Unë kam bartur gurë me kerr me që nga malli për ndërtimin e Medresesë, sepse ishte një thirrje e organizatoreve se kush i ka qetë e fortë le të dalë në ndihmë për ndërtimin e këtij tempulli të shenjtë edhe unë si disa të tjerë iu përgjigja kësaj thirrje dhe kam bartur gurë nga malli sa kam mundur."
Pas një kohe të shkurtër dhe me organizimin e të gjithëve kjo Medrese u mbarua dhe menjëherë filloi të funksionojë, me çka një numër tejet i madh u regjistruan për t`i vijuar mësimet.
Pas një kohe të shkurtër dhe me organizimin e të gjithëve kjo Medrese u mbarua dhe menjëherë filloi të funksionojë, me çka një numër tejet i madh u regjistruan për t`i vijuar mësimet.
Burimi i këtij teksti është: Dëshmi kohe, historiku i Myftinisë së Kumanovës, H.Enver Zeqiri, Kumanove, 2012, f.74-76