Në kuvendin e tretë të shqiptarëve musliman në Itali, paraqitet një klime e mrekullueshme dhe e hareshme.
Prania e dy prej hoxhallarëve teolog më të dashur për shqiptarët musliman në trevat e Shqipërisë Kosovës e Maqedonisë bëri të mundur një klimë të artë vëllazërore midis të pranishmëve.
Ngazëllimi hareja dhe dashuria për hir të Allahut ndihej në ajër. Një mbingarkim i mjedisit me adhurim dhe përkushtim veç për hir të Tij na miklonte zemrat dhe na i mbushte sytë me ndriçim përmallimi.
Vendi dukej si i mbushur plot me melek ndërsa fytyrat e besimtarëve ndriçonin nga dashuria për hir të Allahut. Çdokush dëshironte ta mbushte shpirtin e tij me iman, të rimbushte depot e besimit me dashuri për Allahun, me fjalë që buronin prej dy nga burrat më të bereqetshëm në thirrjen e zemrave për Xhennet!
Allah e Elhamdulilah ishin dhikri që buzët belbëzonin teksa prej veshëve dhe prej syve vinte fjala që vadiste zemrat me fuqi të re adhurimi.
Allah Elhamdulilah që na e mundësove këtë takim, Allah Elhamdulilah që na bashkove veç për hir Tënd nga vende të largëta larg nga vendi jonë.
Askush nuk ngopej me fjalët e tyre, askush nuk mendonte se minutat do të iknin aq shpejt dhe se Alfredi do të shpallte më mallëngjim fundin e takimin, dhe në fakt askush nuk iu besonte veshëve kur ai na dha selamin e përshëndetjes, kur na ftoi të takoheshim serish në Kuvendin e ardhshëm.
Çdokush pyeste: "pse a mbaroi??" ai takim ishte tepër i natyrshëm tepër i bukur për t’i ardhur fundi.
Hoxhallarët na mahnitën me elokuencën e tyre dhe me largpamësinë, me forcën e besimit dhe qëndrueshmërisë që shumicës prej nesh u ishte venitur. Prej fjalëve te tyre prej gjesteve të tyre vëreje një vendosmëri e cila transmetohej gjer në zemër të të pranishmeve duke e rikujtuar atë force dhe qëndrueshmëri që besimtari duhet të këtë në fenë e drejte. Atë force të cilën nuk ka monotoni studimi apo punë prej së cilës të na largoje.
Shumëkush prej nesh kish vite që nuk kish dëgjuar një ligjëratë drejtë për së drejti nga një hoxhë. Ata të cilët puna apo studimi, xhamitë e munguara dhe mbledhjet e pakta mes muslimanëve u kishin bërë të harronin shijen e ëmbël të ligjëratës së një hoxhe.
Kuvendi i UAMI-t mes pemësh e gjelbërimi, mes jodit të detit Adriatik përcillte atë harmoni shpirtërore dhe ngazëllim të përbashkët të cilën gjithsecili kuptonte se na kish përfshirë së bashku.
Sipas meje, ajo çka na ngrohte zemrat ishte Rahmeti i Allahut që kishte shpërndarë mbi ne. Ai Rahmet e ajo Mëshirë ishte përhapur e ndihej në ajër në çdo frymëmarrje. Dukej sikur së bashku me 210 muslimanët e mbledhur në këtë kuvend të ishin edhe 21'000 engjëj që i shoqëronin e i përkëdhelnin e i mbulonin me krahët e tyre.
Allahu Ekber, s’ka fjale për të përshkruar dashurinë për hir të Allahut, Mëshirën e Tij dhe ëmbëlsinë që ndien një zemër kur rreh veç për Krijuesin e saj.
Allah Elhamdulilah! Kuvendi i UAMI-t këtë vit ishte i mrekullueshëm, O Allah, na e shto bereqetin me mirësitë e Tua. Ti je Zoti jonë e ne jemi robërit e Tu! Shtoje dashurinë për hir Tënd në zemrat tona, dhe forcoje ummetin Islam kudo që ndodhet. Allahume izzel islami uel muslimin!
Përgatiti: Vajada Keçi Manjani